rusi
Deutsche Welles mund t'i ndalohet aktiviteti në Rusi
Parlamenti i Rusisë ka konkluduar se agjencia gjermane e lajmeve “Deutsche Welle” ka shkelur ligjet vendase duke ushqyer dhe justifikuar ekstremizmin. Agjencia ruse e lajmeve, Tass, raporton se Komisioni Parlamentare për Ndërhyrjen e Huaj në Çështjet e Brendshme të Rusisë ka përfunduar hetimin e nisur për këtë qëllim pas të cilit sipas kreut të tij, Vasily Piskarev janë gjetur shumë shkelje.
DW ka shkelur ligje, shumë ligje. Sot ne vendosëm që trupa e ngritur për këtë qëllim duhet të japë një përgjigje për këtë
Mediat serbe: BE jashtë loje. Marrëveshje SHBA-Rusi për Kosovën
Mediat serbe shkruajnë se takimi mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin, mund të sjellë një zgjidhje të dakordësuar edhe për çështjen e Kosovës. Gazeta “Blic” citon burime diplomatike, sipas të cilave diplomacia serbe e shikon këtë si mundësi, përkundrejt dialogut rraskapitës dhe të zgjatur të ndërmjetësuar nga Europa.
Zbulohet në Rusi helmeta korintase e shekullit të 5 p.e.s
Gërmimet arkeologjike në gadishullin Taman në Rusinë jugperëndimore sollën në dritë një helmetë të lashtë korintase. Megjithëse dukshëm e konsumuar, pasi ka qenë nën tokë për më shumë se 2.500 vjet, zbulimi i saj është jashtëzakonisht mbresëlënës.
Sipas Archaeology News Network, helmeta është bërë prej bronzi dhe i përket armatimit korintas, sepse "mbulon të gjithë kokën dhe qafën me përjashtim të syve dhe gojës, dhe kishte paragnathous".
Analiza e kafkës dhe e dhëmbëve që mbahen në Moskë: Hitleri vdiq në prill 1945
Adolf Hitleri ka vdekur në vitin 1945 si pasojë e helmimit me cianur dhe qitjes me një plumb. Një shkencëtar franez, Philippe Charlier i ka deklaruar së fundmi AFP-së se atij iu dha mundësia e rrrallë që të analizonte fragmente të dhëmbëve të Hitlerit që mbahen në Moskë.
Dhëmbët janë autentikë, nuk ka asnjë dyshim për këtë. Studimi ynë provon se Hitleri vdiq në vitin 1945
shprehet ai.
"Vdekja e Stalinit" ndalohet në Rusi
Media të shumta në Perëndim raportojnë se autoritetet ruse kanë ndaluar shfaqjen në kinema të filmit “Vdekja e Stalinit”, një satirë që ka për autor Armando Iannuçi. Nuk ka një sqarim shterues për këtë vendim, por sipas mediave britanike, prej nga ku origjinon edhe ky produksion, thuhet se ka arsye politike dhe ideologjike. BBC-ja citon një zyrtar të Ministrisë ruse të Kulturës, Juri Poliakov, sipas të cilit “filmi ka elementë të luftës ideologjike”.
Turqi-SHBA, në prag konflikti në Siri
Gazeta turke “Hurriyet” shkruan sot se se trupat ushtarake ruse po largohen nga Afrin, rajoni risian, ku mendohet të ketë qendrën forca kufitare e krijuar nga SHBA e që do të ketë si bërthamë trupat kurde. Vendimi i Moskës vjen një ditë pas bisedimeve mes Rusisë dhe Ankarasë, të cilat u zhvilluan në nivel ushtarak dhe të shërbimeve sekrete. Konkretisht mes shefit të Shtabit të Ushtrisë turke, gjeneralit, Hulusi Akar, kreut të shërbimit sekret, Hakan Fidan me shefin e Shtabit të Ushtrisë ruse, general, Valery Gerasimov.
CIA parandalon sulmin terrorist në Shën Peterburg
Autoritetet ruse kanë shmangur një sulm terrorist të Shtetit Islamik me ndihmën e CIA-s amerikane. Këtë e konfirmoi vetë presidenti rus Vladimir Putin, i cili i telefonoi homologut amerikan për ti shprehur mirënjohjen.
Siç bëjnë të ditur mediat ruse, zyrtarët e CIA-s kishin informuar kolegët e tyre të agjencisë ruse të zbulimit FSB për një plan të militantëve të Shtetit Islamik për të kryer një seri sulmesh terroriste të përmasave të mëdha në Shën Peterburg, më 16 dhjetor.
Greqia ekstradon në SHBA "Mr Bitcoin"
Departamenti Penal i Gjykatës së Lartë vendosi t’u dorëzojë autoriteteve amerikane, Alexander Vinniki. Ai është i akuzuar nga autoritetet amerikane për pastrimin e 4 miliardë dollarëve përmes monedhës dixhitale (Bitcoin)
Këto para dyshohet se janë të ardhura nga aktivitete kriminale.
Megjithatë, fjalën e fundit për çështjen e 38-vjeçarit rus e ka tani ministri grek i Drejtësisë, Stavros Kontonis, i cili ka të drejtën të rrëzojë vendimin e Gjykatës së Lartë.
Për një "i": Intervista e rreme e ish-shefit të MI6 që u kontrabandua përmes "The Guardian"
Një intervistë e ish-shefit të shërbimeve sekrete britanike John Scarlett u qarkullua dy ditë më parë online në një faqe që kishte url dhe pamjet grafike identike me gazetën “The Guardian”. E përgatitur me kujdes, intervista synonte të kontrabandonte te lexuesi perëndimor një narrativë ruse për ngjarjet e Gjeorgjisë dhe Ukrainës, duke ia faturuar ato ish-shefit të shërbimit britanik. Zbulimin e këtij lajmi të rremë e ka bërë Peter Pomerantzev, por atë e ka sjellë në vëmendje Anne Applebaum.
Marrëdhëniet SHBA-Rusi në pikën më të ulët
Marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Rusisë nuk kanë qenë asnjëherë më të këqija se kaq që pas Luftës së Ftohtë. Kështu deklaroi kreu i diplomacisë amerikane Rex Tillerson në një intervistë për rrjetin televiziv NBC, duke thënë se niveli i besimit mes dy shteteve është shumë i dobët. "Ne mendojmë se në përgjithësi kjo situatë nuk është e shëndetshme për botën. Dhe sigurisht që nuk është e shëndetshme për ne, qytetarët amerikanë, interesat tona në fushën e sigurisë kombëtare"- theksoi sekretari amerikan i Shtetit.