Greqia ekstradon në SHBA "Mr Bitcoin"
Departamenti Penal i Gjykatës së Lartë vendosi t’u dorëzojë autoriteteve amerikane, Alexander Vinniki. Ai është i akuzuar nga autoritetet amerikane për pastrimin e 4 miliardë dollarëve përmes monedhës dixhitale (Bitcoin)
Këto para dyshohet se janë të ardhura nga aktivitete kriminale.
Megjithatë, fjalën e fundit për çështjen e 38-vjeçarit rus e ka tani ministri grek i Drejtësisë, Stavros Kontonis, i cili ka të drejtën të rrëzojë vendimin e Gjykatës së Lartë.
Rasti u trajtua nga Gjykata Supreme, pas një ankese të paraqitur nga avokatët e 38 vjeçarit lidhur me vendimin e Këshillit të Apelit të Selanikut, që kishte dhënë dritën jeshile për kërkesën për ekstradim në SHBA.
http://www.huffingtonpost.gr/entry/areios-payos-ekdidetai-o-mr-bitcoin-s...
Comments
Nuk e rrezon vendimin. Eshte
Nuk e rrezon vendimin. Eshte çeshtje vleresimi politik vendimi i ministrit.
Add new comment