Deutsche Welles mund t'i ndalohet aktiviteti në Rusi

Postuar në 29 Shtator, 2019 02:51

Parlamenti i Rusisë ka konkluduar se agjencia gjermane e lajmeve “Deutsche Welle” ka shkelur ligjet vendase duke ushqyer dhe justifikuar ekstremizmin. Agjencia ruse e lajmeve, Tass, raporton se Komisioni Parlamentare për Ndërhyrjen e Huaj në Çështjet e Brendshme të Rusisë ka përfunduar hetimin e nisur për këtë qëllim pas të cilit sipas kreut të tij, Vasily Piskarev janë gjetur shumë shkelje.

DW ka shkelur ligje, shumë ligje. Sot ne vendosëm që trupa e ngritur për këtë qëllim duhet të japë një përgjigje për këtë

citohet Piskarev.

Ai ka sjellë shembullin e një blogeri të dënuar penalisht pasi bëri thirrje që fëmijet e zyrtarëve rusë të rrëmbehen dhe të vriten.

Sipas DW-së ai nuk është një ekstremist, por një anëtar i rregullt i opozitës

shton deputeti rus.

Piskarev ka shkur më tej kur e ka quajtur agjencinë gjermane një ent me tiparet e një agjenti të huaj që kryen aktivitet politiktë financuar nga buxheti i Gjermanisë. Materialet e mbledhura do t’i përcillen Ministrisë së Jashtme të cilës do t’i kërkohet të rikonsiderojë akredimn e mëtejshëm të DW-së në Rusi. Veprimi i palës ruse pason akte të ngjashme në Perëndim ndaj mediave të financuara apo që mbështesin Kremlinin, ndërmarrë sidomos pas zgjedhjeve presidenciale amerikane të vitit 2016.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.