Analiza e kafkës dhe e dhëmbëve që mbahen në Moskë: Hitleri vdiq në prill 1945
Adolf Hitleri ka vdekur në vitin 1945 si pasojë e helmimit me cianur dhe qitjes me një plumb. Një shkencëtar franez, Philippe Charlier i ka deklaruar së fundmi AFP-së se atij iu dha mundësia e rrrallë që të analizonte fragmente të dhëmbëve të Hitlerit që mbahen në Moskë.
Dhëmbët janë autentikë, nuk ka asnjë dyshim për këtë. Studimi ynë provon se Hitleri vdiq në vitin 1945
shprehet ai.
Profesori ka shtuar se me këtë studim duhet të pushojnë të gjitha teoritë konspirative, që e çojnë Hitlerin në Argjentinë, në Antarktidë apo në anën e pasme të Hënës.
Studimi i publikuar në bashkëpunim me katër kërkues të tjerë në revistën shkencore European Journal of Internal Medicine, tregon edhe se Hitleri ka qenë vegjetarian.
Mundësia për të ekzaminuar mbetjet fizike të diktatorit nazist u dha nga shërbimi sekret rus dhe arkivat shtetërore ruse në mars të vitit 2017. Në këtë kuadër ekipi francez analizoi dhëmbët dhe një pjesë kafke të Hitlerit ku u vu re edhe një vrimë në anën e majtë, me gjasë e shkaktuar nga një plumb. Sipas autorëve moroflogjia e fragmenteve të kafkës përputhet me të dhënat kraniometrike që rezultojnë nga një radiografi e kokës së Hitlerit, bërë një vit para vdekjes së tij.
Përfundimi është se diktatori nazist nuk është vrarë apo vetëvrarë me në plumb në gojë, por në qafë apo në kokë. Mbetjet e Hitlerit, apo ato që Rusia pretendon se janë mbetje të tij u ekspozuan në Moskë në vitin 2000 (pjesa e kafkës në foto).
Add new comment