Qeveria
Bashkëfajësia e medias
Paketa e tretë e privatizimeve, në shitje objektet e ndërmarrjeve të falimentuara
Ministria e Ekonomisë ka përgatitur paketën e tretë të privatizimit me 60 objekte, të ish ndërmarrjeve shtetërore tashmë në faliment. Objektet shtrihen në të gjithë vendin, por një pjesë e madhe e tyre rreth 13 janë në zonën e Bradasheshit në Elbasan si pjesë e ish-fabrikës se seleksionimit të metaleve. Dy listat e mëparshme secila me nga 40 objekte janë paraqitur tashmë në Ministrinë e Financave. Bashkë më objektet ish fabrikave, Ministria e Ekonomisë ka nxjerrë në shitje 100 për qind të aksioneve të ndërmarrjes shtetërore të Sigurimeve, INSIG.
Zyrtare: Shqiptarët po ikin për shkak të varfërisë dhe papunësisë
Qeveria shqiptare pranon zyrtarisht se arsyet e ikjes së shqiptarëve, pra emigrimit të tyre, janë me natyrë ekonomike: varfëria dhe papunësia. Kjo nënvizohet në një raport të fundit për emigracionin për vitin 2014, që është adoptuar nga ekzekutivi si e dhënë rëferuese për të marrë masa që kjo prirje të adresohet në politika të caktuara. “Gjatë vitit 2013, ekonomia shqiptare shënoi rritje reale prej 1.4%, ndërsa në vitin 2014, rritja ekonomike ishte 1.9%. Gjithashtu, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) për frymë në vitin 2013 arriti në 471 mijë lekë..
Të mirat e shpenzimeve të përqendruara
Progres i rëndësishëm u bë në konferencën e donatorëve për refugjatët e Sirisë, konferencë që u zhvillua në Londër më 4 shkurt. Por shumë më tepër se kaq duhet të bëhet. Bashkësia ndërkombëtare vijon të nënvlerësojë në shkallë të madhe nevojat për mbështetjen e refugjatëve, si brenda ashtu edhe jashtë kufijve të Bashkimit Europian. Që të trajtohet kriza e refugjatëve, përmes përdorimit të kapacitetit huamarrës aktualisht të papërdorur të BE-së me cilësi të lartë AAA, kërkohet një ndryshim në model.
Qeveria me plan arrestimesh për zyrtarët e korruptuar
Qeveria shqiptare parashikon të rrisë me 5 për qind numrin e zyrtarëve të arrestuar, të cilët janë të përfshirë në vepra korruptive në 2016. Kjo shifër është vendosur në planin e masave për 5 prioritetet e integrimit, një ndër të cilat është lufta kundër korrupsionit.
Në këtë strategji të qeverisë, e diskutuar dje në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian thuhet se për realizimin e prioritetit të tretë të vendosur nga Komisioni Europian, qeveria do të rrisë me 5% numrin e zyrtarëve të të gjitha niveleve që do të referohen në Prokurori për përfshirje në korrupsion.
Strategjia e Partisë Demokratike, zbulon Shqipërinë e rrënuar që la para 2 vjetësh
Deputetë të opozitës kanë nisur denoncojnë nga terreni problemet që kanë zona të ndryshme të vendit, duke folur për një Shqipëri të degraduar dhe të rrënuar. Ata e lidhin këtë situatë me keqqeverisjen që u është bërë shqiptarëve në këto 2 vjet, a thua se para dy vitesh lanë një Shqipëri të lulëzuar e të begatuar.
Firmoset zyrtarisht “divorci” i qeverisë me Crown Agents
Kontrata dyvjeçare mes qeverisë dhe kompanisë konsulente “Crown Agents” ka mbërritur zyrtarisht në fund. Edhe pse e ka cilësuar si një bashkëpunim të suksesshëm, Ministria e Financave nuk e ka rinovuar edhe një tjetër vit kontratën me kompaninë britanike, një mundësi kjo që ishte parashikuar që në momentin e nënshkrimit, por ka vendosur t’i japë fund asaj.
8 milionë euro detyrime të prapambetura nga qeveria në 2015
Teksa Komisioni Europian vëren se qeveria ka performuar dobët me mbledhjen e të ardhurave nga TVSH dhe Akciza akumulimi i gati 8 milionë euro detyrime të prapambetura deri në fund të tetorit 2015 ka angazhuar qeverinë që të forcojë më tej kontrollin mbi zinxhirin e disbursimit të fondeve buxhetore.
Monitor thotë se sipas një udhëzimit të fundit të Ministrisë së Financave për zbatimin e buxhetit 2016, do të ushtrohen kontrolle financiare paraprake shtesë në procesin e menaxhimit të fondeve publike.
Ilir Meta zgjohet me kritika për qeverinë
Darka e fundit mes Ilir Metës dhe Edi Ramës duket se nuk i ka zgjidhur problemet e mosbesimit mes tyre dhe palët vijojnë lojën politike për të imponuar qëndrimet e veta kryesisht për reformën në drejtësi. Deklaratat e Luan Ramës duket se nuk kanë qenë rastësore, por një linjë presioni e LSI-ë ndaj kryeministrit Rama, i cili është shprehur i vendosur për të mos e tradhëtuar reformën në drejtësi dhe kësisoj edhe të ardhmen e vendit. Por kjo varet edhe nga humori i Ilir Metës, kryesisht pas zgjimeve jo dhe aq të qeta.
INSIG në shitje
Ditën e hënë, qeveria do të shpallë në Agjencinë e Prokurimeve Publike, tenderin për privatizimin e kompanisë së vetme shtetërore në tregun e sigurimeve INSIG. Vlera me të cilën shteti po e shet INSIG-un është 15 milion euro, por kjo nuk do të jetë definitive.
Në një Intervistë për Vizion Plus, zv/Ministri i Ekonomisë Ervin Mete, thotë se pavarësisht vlerës, rëndësi do të ketë plani i investimeve dhe eksperienca e kompanisë në këtë treg. Por përse vlera e kompanisë është në rënie? Që nga viti 2008, kur ajo u nxor në shitje, vlerësimi shkonte ne 40 milion euro.