Strategjia e Partisë Demokratike, zbulon Shqipërinë e rrënuar që la para 2 vjetësh
Deputetë të opozitës kanë nisur denoncojnë nga terreni problemet që kanë zona të ndryshme të vendit, duke folur për një Shqipëri të degraduar dhe të rrënuar. Ata e lidhin këtë situatë me keqqeverisjen që u është bërë shqiptarëve në këto 2 vjet, a thua se para dy vitesh lanë një Shqipëri të lulëzuar e të begatuar.
“Mirdita është e izoluar, gjendja në terren tregon qartë se kjo qeveri ka mashtruar mirditorët dhe të gjithë shqiptarët. Ajo nuk ka mbajtur asjnë premtim, i ka braktisur këta banorë në hallet dhe mjerimin e tyre. Premtuan që në 300 ditë do asfaltojnë rrugët që lidhin njësitë administrative me qendrën, por këtu nuk është hedhur asnjë lopatë dhe askush nga Drejtoria e Rrugëve nuk inspekton gjendjen e rëndë”, tha deputetja Albina Deda gjatë një takimi me banorë të Mirditës.
Vendi ka plot probleme dhe pavarësisht mëkateve të qeverisë aktuale, shumë nga problematikat janë të trashëguara dhe të mbartura nga qeverisja e Partisë Demokratike, e cila më shumë sesa për gjendjen e shqiptarëve duhet të japë garanci se ka një plan më të mirë dhe se nuk do të përsërisë refrenin e së shkuarës.
Add new comment