Paketa e tretë e privatizimeve, në shitje objektet e ndërmarrjeve të falimentuara
Ministria e Ekonomisë ka përgatitur paketën e tretë të privatizimit me 60 objekte, të ish ndërmarrjeve shtetërore tashmë në faliment. Objektet shtrihen në të gjithë vendin, por një pjesë e madhe e tyre rreth 13 janë në zonën e Bradasheshit në Elbasan si pjesë e ish-fabrikës se seleksionimit të metaleve. Dy listat e mëparshme secila me nga 40 objekte janë paraqitur tashmë në Ministrinë e Financave. Bashkë më objektet ish fabrikave, Ministria e Ekonomisë ka nxjerrë në shitje 100 për qind të aksioneve të ndërmarrjes shtetërore të Sigurimeve, INSIG. Ministria e Ekonomisë sqaron se, kërkesa për privatizimin e një aseti shtetëror mund të drejtohet në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes apo në institucionin përkatës që ka në administrim/ pronësi objektin që kërkon të privatizohet, e cila mund të bëhet nga pronari i truallit ose çdo person tjetër/institucion i interesuar për blerjen e aseti raporton Monitor.
Add new comment