ndermarrje

Blushi synon qendrën e majtë: PSI dhe LSI, ndërmarrje private

Postuar në 18 Tetor, 2016 10:31

Ben Blushi, i divorcuar tashmë nga Partia Socialiste nuk sheh ndonjë ndryshim me PS dhe LSI-së. Ai i quan ato ndërmarrje private, duke lënë të kuptohet se nuk do jetë në koalicion me Ilir Metën dhe Edi Ramën.

“Rilindja po kthehet edhe ajo në një ndërmarrje private. Nuk ka asnjë ndryshim, kjo nuk mund të ndodhë, siç e thashë në Gjermani, nuk mund të ndodhë në Angli.. Një parti që s’flet askush përveç meje dhe Hafizit, nuk është asgjë tjetër, përveçse ndërmarrje”-tha Blushi në Opinion

Një ide periferike nga Haxhinasto për menaxhim shtetëror të aeroportit të Kukësit. LSI do ketë mundësi të punësojë 250 persona

Postuar në 21 Maj, 2016 19:02

250  vende pune të konvertuara më pas në vota shumëfish për LSI-në pritet të ketë në dorë Edmond Haxhinasto, nëse menaxhimi i aeroportit të Kukësit do të ecë sipas planeve të tij. Ministri ishte sot për inspektim në Kukës, ku tregoi impenjimin e tij për vënien sa më shpejt në fuknsion të aeroportit të dytë civil në vend. “.

Paketa e tretë e privatizimeve, në shitje objektet e ndërmarrjeve të falimentuara

Postuar në 24 Shkurt, 2016 10:32

Ministria e Ekonomisë ka përgatitur paketën e tretë të privatizimit me 60 objekte, të ish ndërmarrjeve shtetërore tashmë në faliment. Objektet shtrihen në të gjithë vendin, por një pjesë e madhe e tyre rreth 13 janë në zonën e Bradasheshit në Elbasan si pjesë e ish-fabrikës se seleksionimit të metaleve. Dy listat e mëparshme secila me nga 40 objekte janë paraqitur tashmë në Ministrinë e Financave. Bashkë më objektet ish fabrikave, Ministria e Ekonomisë ka nxjerrë në shitje 100 për qind të aksioneve të ndërmarrjes shtetërore të Sigurimeve, INSIG.

Subscribe to RSS - ndermarrje