Blushi synon qendrën e majtë: PSI dhe LSI, ndërmarrje private

Postuar në 18 Tetor, 2016 10:31

Ben Blushi, i divorcuar tashmë nga Partia Socialiste nuk sheh ndonjë ndryshim me PS dhe LSI-së. Ai i quan ato ndërmarrje private, duke lënë të kuptohet se nuk do jetë në koalicion me Ilir Metën dhe Edi Ramën.

“Rilindja po kthehet edhe ajo në një ndërmarrje private. Nuk ka asnjë ndryshim, kjo nuk mund të ndodhë, siç e thashë në Gjermani, nuk mund të ndodhë në Angli.. Një parti që s’flet askush përveç meje dhe Hafizit, nuk është asgjë tjetër, përveçse ndërmarrje”-tha Blushi në Opinion

Duke iu përgjigjur pyetjes përse Meta nuk kërkoi votëbesim të qeverisë, Blushi tha se LSI kërkon vetëm që të rrijë në qeveri. “Sepse kam përshtypjen që LSI është parti që do të rrijë vetëm në pushtet. LSI është një ndërmarrje private, Rilindja po kthehet në një ndërmarrje private”, deklaroi Ben Blushi.

Ish-deputeti socialist konfirmoi se mes dy aleatëve të majtë ka një raport interesi i cili u dëshmua gjatë negociatave për reformën në drejtësi.

“Kjo qeveri praktikisht humbi shumicën në korrik, në vigjilje të votimit për reformën në drejtësi. Ishte një krizë e dukshme mes rilindjes dhe LSI-së, për gati një javë qeveria pothuajse ra. Nga 71 të domosdoshëm ishin rreth 63-64 mandate. Në atë ngushticë numrash sigurisht që pati njerëz që erdhën për të kërkuar votën. Kemi kërkuar vetëm një gjë. Erdhën kërkuan se çfarë do bënim nëse do kishte mocion nga Saliu dhe Ilir Meta. I kemi thënë vetëm një gjë, ka vetëm një rrugë që të ktheni zgjedhjet në PS dhe të korrektoni cilësinë e qeverisjes”-theksoi Blushi

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.