Qeveria

Ngjela: Edi Rama futi kanabisin në treg sepse kishim dy vjet nën embargo

Postuar në 24 Maj, 2017 14:40

Çfarë është kanabisi? Drogë? jo, është mall tregu nga i cili shteti merr para. Meqenëse qeveria për dy vjet ishte në embargo, kryeministri mendoi që të fuste kanabisin në treg. Këto thotë Spartak Ngjela, një nga apologjetët më të mëdhenj të kësaj qeverie, mik i kryeministrit. 

Referimi i mangët i së shkuarës si mbrojtje për veten dhe Haxhinaston

Postuar në 14 Maj, 2017 01:07

Anulimi i kontratës me kompaninë italiane “Serenisima” që kishte fituar tenderin për ndërtimin e By Pass-ve të Fierit e Vlorës e detyron qeverinë të rihapë garën për këto dy vepra të rëndësishme të infrastrukturës rrugore, pjesë e korridorit të Jugut që duhet të ishin përmbyllur brenda këtij katërvjeçari. Kryeministri ka dhënë për herë të parë sqarime mbi zvarritjen e punimeve dhe dështimin e bashkëpunimit me kompaninë italiane, madje duke shprehur një lloj keqardhje për kontratat skandaloze të nënshkruara në të shkuarën.

Kosovë, Kuvendi rrëzon me mocion mosbesimi qeverinë e Isa Mustafës

Postuar në 10 Maj, 2017 14:40

Qeveria e Isa Mustafës është rrëzuar nga Kuvendi i Kosovës. Mocioni i mosbesimit i ndërmarrë nga Nisma për Kosovën e Fatmir Limajt ka marrë 78 vota pro, 34 kundër dhe 3 abstenime nga 114 deputetë të pranishëm. Pas këtij akti duket se edhe çështja e demarkacionit me Malin e Zi mbetet pezull.

Mikis Teodorakis: Qeveria Tsipras, në hapat e "Madurizmit". Pakica ka një shumicë të rreme në Parlament

Postuar në 07 Maj, 2017 11:19

Kam frikë se Greqia po "luan me zjarrin" dhe SYRIZA  po ecën në gjurmët e "madurizmit" shprehet kompozitori i njohur grek, Mikis Teodorakis, një nga figurat e njohura të së majtës greke në kohën e Juntës. Në një reagim ai shkruan për tendencat autoritariste të qeverisë së Aleksis Tsipras, dhe çështë më e keqja shuajtjen e revoltës për një qeveri që nuk ka më mbështetje në popull. 

Teodorakis shkruan: 

Qeveria nuk tërhiqet nga hidrocentralet mbi Vjosë

Postuar në 03 Maj, 2017 16:23

Edhe pse një ditë më parë Gjykata Administrative vendosi që të shfuqizojë vendimin e Ministrisë së Energjisë për të ndërtuar mbi lumin Vjosë hidrocentralin e Poçemit, Ministria e Energjisë do të ankimojë çështjen në shkallën e dytë për të kërkuar ndërtimin e tij. Zyrtarisht ky institucion, në rolin e autoritetit konktraktor, thotë për televizionin Klan se nuk është i kënaqur me vendimin dhe se në thelb gjykata nuk ka shfuqizuar asnjë procedurë të saj, por vetëm atë dhënien e lejes mjedisore, që është kompetencë e Ministrisë së Mjedisit.

Vrasja e Bin Laden, një version i pakonfirmuar nga qeveria amerikane (Video)

Postuar në 30 Prill, 2017 18:17

Momentin kur tërhoqi këmbëzën për të shtënë mbi njeriun më të kërkuar në botë përshkruan Robert Neil, një nga komandot amerikanë të skuadrës  (SEAL) që mori pjesë në operacionin e vrasjes së udhëheqësit të Al Kaedës, Osama bin Laden.Robert Neil, 41, ka marrë pjesë në 400 misione, siç shkruan ai në librin me titull, «The Operator».

"Shtet" i Qelepirit

Postuar në 24 Prill, 2017 09:51

Në vitin 2007, kur Edi Rama arriti fitoren e parë elektorale(jo si shumicë) në cilësinë e kryetarit të Partisë Socialiste, deklaroi ndër të tjera se “ne fituam në Shqipërinë që paguan taksa”. Ky ishte një eufemizëm i goditur, elegant, që shmangte fyerjen që sjellin frazat direkt apo ironitë e lexueshme, për Shqipërinë e qyteteteve, pse jo qytetare, të civilizuar, të legalizuar, atë që njeh dhe zabton ligjin.

Akoma nuk keni vjedhur diçka në këtë vend? Jen(m)i budallenj!

Postuar në 21 Prill, 2017 15:31

Lexoni se çfarë deklaron sot kryeministri në Kukës:

Strasburgu i vë kapak "shpagimit" të viktimave të 21 Janarit

Postuar në 20 Prill, 2017 21:35

Gjykata e Strasburgut ka pushuar dosjen e 21 janarit, të hapur prej familjarëve të viktimave që në vitin 2013. Pushimi i çështjes ka ardhur pas tërheqjes së familjarëve të cilët pranuan kushtet e dëmshpërblimit të propozuara nga qeveria shqiptare.

Ivanov: Nuk e mandatoj koalicionin  Zaev -Ahmeti. Koalicioni VMRO-DPMNE – PDIU u prish nga një telefonatë

Postuar në 15 Prill, 2017 14:31

Presidenti maqedonas George Ivanov ka përsëritur edhe njëherë se dalja nga kriza politike ku ka hyrë vendi nuk mund të bëhet duket mandatuar Zoran Zaevin. Në një intervistë për gazetën austriake “Wiener Zeitung” Ivanov ka argumentuar me disa akrobaci “kushtetuese” se për cilat arsye nuk është mandatuar Zaev.

Pages

Subscribe to RSS - Qeveria