Qeveria prish kontratën me Beketin për hidrocentralin e Kalivaçit

Postuar në 26 Maj, 2017 22:35

Në fund të mandatit qeveria prish kontratën e nënshkruar 20 vite më parë me kompaninë “Hidro srl” për ndërtimin me konçesion të hidrocentralit të Kalivaçit. Kjo kompani që ka në zotërim 100% të aksioneve të firmës Kalivaçi Green Energy është në pronësi të italianit Françesko Beketi i akuzuar nga Prokuroria Shqiptare për veprat penale të pastrimit të parave, falsifikimit të dokumentave dhe shmangien e taksave.  

Në gjykatën e Tiranës vazhdon procesi gjyqsor ndaj italianit dhe bashkëpunëtorëve të tij të cilin kishin ngritur ne vendin tonë një skemë të mirefilltë pastrimi parash qindra miliona euroshe. Kontrata e lidhur në vitin 1997 parashikonte ndërtimin e hidrocentralit mbi lumin Vjosë, ku pritej të investoheshin 150 milion euro, por zvarritja e punimeve ka bërë që afatet të shtyhen disa herë. Zyrtarë të Ministrisë së Energjisë thonë se kontrata është prishur për shkak të shkeljes së saj nga ana e kontraktorit. Sipas tyre për këtë çështje janë vënë në dijeni edhe organet e hetimit.Për këtë arsye autoritetet shteterore kanë vendsour që konçesionin ta japin te një tjetër kompanie.

Tv Klan raporton  se ministria e Energjisë ka lajmëruar agjencinë e prokurimit publik për të hapur edhe njëherë tenderin. Formula e konçesionit këtë herë do të jetë e formës partneritet publik-privat dhe do të zgjatë 35 vjet. http://tvklan.al/qeveria-prish-kontraten-koncesionare-per-hec-in-e-kaliv...

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.