Akoma nuk keni vjedhur diçka në këtë vend? Jen(m)i budallenj!
Lexoni se çfarë deklaron sot kryeministri në Kukës:
“Një shtëpi kur legalizohet kthehet në një kapital për familjen. Nuk është thjesht një strehë për të kaluar natën, por një kapital që çdo familje mund ta përdorë, duke filluar nga shitja, duke vazhduar me marrjen e një kredie në bankë duke e vendosur si koalteral. Pra legalizimet janë zgjimi i një kapitali të fjetur në Shqipëri. Nëse shumë familje të varfra kanë shtëpi të mira, mund të dalin nga kjo varfëri duke shfrytëzuar këtë kapital që vjen nga shtëpia. Nga një shtet pa inventar, ku ne nuk kemi pasur të regjistruar as njerëzit, kthehet në një shtet me inventar të njerëzve dhe shtëpive”, tha Rama.
Qeveria e z. Rama ka legalizuar edhe kisha dhe xhami, duke na vënë përpara faktit se në këtë vend edhe Zoti ka nevojë për "tokë të xanun". Është një proces që është shumë i thellë, ai buron nga një mentalitet për të mbërritur mandej në një tapi që ta jep qeveria e radhës. Kjo me legalizimet ndodhi në hapësirën e një brezi duke kanonizuar si ekonomi të ligjshme – Pa asnjë Sanksion – një veprimtari që la me gisht në gojë pronarët dhe që bëri tuhafë ata që menduan se duhet të zbatojnë ligjin dhe të paguajnë. Nëse qeveritë e deridjeshme të bënin të ndiheshe keq për tolerimin e kësaj kategorie, entuziazmi i Ramës të bën të kuptosh se në këtë vend je thjesht një budalla po nuk vodhe a plaçkite diçka. Logjikë tjetër nuk mbetet pavarësisht sofizmave me kapitale të fjetura.
Add new comment