Strasburgu i vë kapak "shpagimit" të viktimave të 21 Janarit

Postuar në 20 Prill, 2017 21:35

Gjykata e Strasburgut ka pushuar dosjen e 21 janarit, të hapur prej familjarëve të viktimave që në vitin 2013. Pushimi i çështjes ka ardhur pas tërheqjes së familjarëve të cilët pranuan kushtet e dëmshpërblimit të propozuara nga qeveria shqiptare.

Në dhjetor të vitit 2016, Qeveria Shqiptare i dërgoi një letër Gjykatës së Strasburgut, ku i bënte me dije se ishte e gatshme të rihapte çështjen e 21 janarit si dhe të negocionte me familjarët e viktimave masën përkatëse të dëmshpërblimit.
 
Këshilli i MInistriave miratoi një fond prej 160 milionë lekë për dëmshpërblimin e familjeve të katër viktimave, Hekuran Dedës, Aleks Nikës, Ziver Veizit dhe Faik Myrtos, të rënë në protestën e opozitës në 21 janar të 6 viteve më parë. 

Shlyerja e detyrimeve rrjedh nga zbatimi i vendimeve gjyqësore të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë për viktimat e ngjarjes, pasi familjarët  i kërkuan qeverisë t'i dëmshpërblejë me 400 milionë lekë. 

Në vendimin përfundimtar, Gjykata e Strasburgut, e konsideron çështjen si një marrëveshje mirëkuptimin mes palëve, shkak për të cilin nuk ka nevojë për një ekzaminim të mëtejshëm të padisë së të afërmve të 21 janarit, raporton shqiptarja.com
 
“Gjykata vlerëson se duke parë dakordësinë e paditësve me deklaratën e bërë nga qeveria, çështja duhet konsideruar si një marrëveshje me mirëkuptim mes palëve”, thekson vendimi përfundimtar i Strasburgut.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.