Vrasja e Bin Laden, një version i pakonfirmuar nga qeveria amerikane (Video)
Momentin kur tërhoqi këmbëzën për të shtënë mbi njeriun më të kërkuar në botë përshkruan Robert Neil, një nga komandot amerikanë të skuadrës (SEAL) që mori pjesë në operacionin e vrasjes së udhëheqësit të Al Kaedës, Osama bin Laden.Robert Neil, 41, ka marrë pjesë në 400 misione, siç shkruan ai në librin me titull, «The Operator». Siç thotë Daily Mail, në këtë libër përshkruan gjerësisht misionin në Abbottabad të Pakistanit në vitin 2011 duke kujtuar se kur filloi të shohë shenjat se Bin Laden ishte në të vërtetë atje, mendoi të "shijonte momentin " pasi prej andej mund të mos dilte më i gjallë.
Siç shkruan Neil, komandot hynë në ndërtesë dhe vranë një prej rojeve të fundit të Bin Ladenit, duke përdorur një frazë që Neil do ta përdorte kur të ndodhej ballë për ballë me Bin Laden, i cili ndodhej në një dhomë të vogël dhe të errët. Ai thotë se kuptoi që ishin afër kreut të Al Kaedas, kur një prej anëtarëve të grupit shpërtheu derën metalike, duke ndeshur me një mur përnallë. "Kjo është një derë e rreme. Kjo do të thotë se ai është këtu" tha ai.
Ushtarët amerikanë hynë në dhomat e tjera të mbushura me gra dhe fëmijë dhe u ngjitën në shkallë para se të gjenin një tjetër derë. "Na kishin thënë se duhet të prisnim që atje të ishte Khalid bin Laden, djali 23 vjeçar i Osamës, armatosur dhe të gatshëm si linja e fundit mbrojteëse e babait të tij. "Nëse ju gjeni Khalidin, Osama është një kat më lart"- na ishte thënë.
Dikush po dëgjohej të vinte me një kallashnikov. Ushtari që ishte përpara thirri në arabisht "Khalid, eja këtu". 23 vjetçari, i cili nuk ishte i sigurt se kishte ushtarë amerikanë që kishin hyrë në ndërtesë, ngriti kokën e tij dhe e pyeti: "Çfarë?" Në atë moment Neil dhe një tjetër komando e qëlluan në kokë.
Ekipi u zhvendos në dhomat e tjera, ndërsa dy ushtarë po kërkonin për Osama bin Laden. Kur në shkallë u gjendëm përballë dy grave komando tjetër ra mbi to, duke menduar se kishin veshur jelekë vetëvrasë. "Në qoftë se do të hidhnin veten në erë, trupi i tij do të amortizonte shpërthimin dhe unë do të kisha një shans më të mirë për të mbijetuar dhe për të bërë atë që unë kishte shkuar për të bërë"- shkruan Neil.
Kur ai hyri në një nga dhomat pa Bin Ladenin, "më të gjatë dhe më të dobët se sa e priste, me mjekër të shkurtër dhe flokët të bardhë." Një grua ishte përpara tij, por Neil shënjestroi mbi shpatullat e saj dhe tërhoqi këmbëzën dy herë, duke shkruar "Koka e Bin Ladenit u hap më dysh dhe ai ra poshtë. Unë mbolla një tjetër plumb në kokën e tij për t’u siguruar”.
Siç thotë ai, me këtë libër dëshiron të tregojë dimensionin njerëzor të këtyre misioneve. Ai kishte pohuar për herë të parë në 2014 se ishte ai që vrau bin Ladenin, një pohim që qeveria amerikane nuk e ka mohuar ose konfirmuar.
Add new comment