Ngjela: Edi Rama futi kanabisin në treg sepse kishim dy vjet nën embargo
Çfarë është kanabisi? Drogë? jo, është mall tregu nga i cili shteti merr para. Meqenëse qeveria për dy vjet ishte në embargo, kryeministri mendoi që të fuste kanabisin në treg. Këto thotë Spartak Ngjela, një nga apologjetët më të mëdhenj të kësaj qeverie, mik i kryeministrit.
"Ça ndodhi dy vitet e fundit? Kush ishte sekreti i dy viteve të fundit? Dy vitet e fundit qeveris ishte në embargo. Qeveria ishte në dekadencë, mund të shpëtonte, ose jo. Atëherë futi në treg kanabisin. E futi në treg dhe e la të lirë. Është ndryshe ta fusësh në treg dhe ndryshe ta lësh në ajër. Po e fute në treg, shteti merr para. Kur e futi në treg, e shpërndau në shumë duar dhe ne ndjemë.
Pa fshatarët kjo gjë nuk bëhej. Duke e futur në treg, qeveria nuk kishte nevojë për para, sepse i merrte në forma të tjera të korrupsionit. E futi në treg për shtetin, pasi kjo shumësi e madhe që merr nga kanabisi, del në treg, në blerje dhe të gjithë janë të kuotuar dhe paguajnë taksa”, tha Ngjela, duke shtuar se këto gjëra ndodhin pasi këtu nuk funksionojnë gjykatat", tha Ngjela në emisionin "Dritare".
https://www.youtube.com/watch?v=xgRbSepzLRk&feature=player_embedded(minuta 8:45)
Comments
Uf!
Ky gjithe jeten ka folur perçart. Ajo qe nuk kam marre vesh kurre eshte se si ka mundesi qe jo vetem e marrin seriozisht, po marrezirat e ketij vazhdimisht i publikojne per thesare te urtesise. Mbase faji qendron tek une.
Add new comment