Qeveria
Qeveria legalizon 50 xhami në Elbasan
Jemi në periudhë parazgjedhore dhe Myftinia e Elbasanit me këtë rast ka marrë në dorë 50 leje legalizimesh për xhamitë e ndërtuara pa leje në këtë zonë. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast ishin të pranishëm, Myftiu i Elbasanit, Agim Duka, deputeti i Elbasanit, Taulant Balla, Drejtori i ALUIZNI-t Mariglen Disha dhe besimtarë myslimanë. Në fjalën e marrë me këtë rast deputeti Balla shprehu kënaqësinë që i dorëzon lejet e legalizimit për objektet e kultit komunitetit të nderuar mysliman elbasanas.
Filloni të imagjinoni Shqipërinë nën LSI-në
Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka përcjellë përmes një televizioni lokal mesazhin e Ilir Metës për pazarin e rikonfirmimit të koalicionit qeveriës.
Ka një zgjidhje për Vetting-un
Vettingu është i barazvlefshëm me një Shqipëri të re, pa gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar, pa zyrtarë dhe funksionarë të pandëshkueshëm, me drejtësi të painkriminuar, me shtet të drejtë dhe garant të investimeve të huaja. Me pak fjalë një Republikë e re siç pëlqen ta quajë opozita dhe siç na thotë përditë qeveria.
Sa shtrenjtë na kushton Erion Veliaj? Të gjithë po paguajmë për “nikoqirin e Republikës”
Erion Veliaj po prezantohet si punëbërësi më i madh dhe më i zellshëm që ka para Shqipëria pas rënies së komunizmit. Një staf i tejfryrë i marrdhënieve me publikun kujdeset që kryetari i bashkisë së Tiranës të jetë ccdo ditë në televizor për të prezantuar një vepër dhe një premtim të përmbushur , edhe kur është fjala për një xhiro me autobus nga Qendra deri në Laprakë.
Loja tinzare e qeverisë me taksën e re të pronës dhe adresarin e OSHEE
Para pak javësh Operatori i Shpërndarjes së Energjisë nisi një fushatë verifikimi të adresave përmes një formulari që u është hedhur qytetarëve poshtë derës dhe ku kërkohen të dhëna për banesën, sipërfaqen dhe të tjera hollësi në lidhje me pronësinë e banesave. Siç ka ndodhur shpesh me këtë qeveri, nismat nuk janë shoqëruar asnjëherë me transparencë dhe kjo për shkak të qëllimeve që fshihen pas tyre.
Maqedoni/BDI deklaron pjesëmarrje në qeveri me LSDM
Bashkimi Demokratik për Integrim ka dhënë dritën jeshile për bashkëqeverisje me LSDM-në. Vendimi është marrë nga kryesia e partisë 24 orët e fundit, duke rrëzuar paqartësinë më të madhe që qëndronte mbi ekuacionin politik të Zoran Zaev dhe refuzimit prej tij të mandatit nga presidneti maqedonas, George Ivanov.
A do ta zgjidhë ndërhyrja e qeverisë situatën në Zharëz?
Dje u bë publik lajmi se qeveria shqiptare ka vendosur të pezullojë punimet e kompanisë bankers Petroleum në Zharrëz dhe aplikimin e teknologjisë së injektimit të ujit në gëlqeror. Teknologji që mendohet se provokon lëkundjet që kanë shkaktuar dëme në komunitet.
Letra e dytë e Vasilit: S'ka marrëveshje mes SHBA e BE për bordin e OMN
Pas reagimit të komisionerit Hahn për bordin e ONM, Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili ka nisur një tjetër letër në drejtim të presidentit, kryeministrit, kreut të Kuvendit dhe Ambasadorëve Lu dhe Vlahutin. Letra, e cila mban datën 20 shkurt 2017 rinënvizon faktin se ngritja e bordit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit është antikushtetues.
Frika e kryeministrit – fitorja e parë e protestës
“Opozita kërkon gjëra që nuk varen nga ne”. Kështu raportohet nga mediat të jetë shprehur kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së ku siç thuhet ka dhënë porosinë që “të mos merren me protestën e tyre”.
Protesta si akti i parë serioz i opozitës
Partia Demokratike ka nisur atë që kishtë ditë që e premtonte: protestën e zgjatur deri në rezistencë ndaj qeverisë së drejtuar nga Edi Rama. Dinamika e ngjarjeve të sotme në bulevardin e Tiranës, ka përgënjeshtruar të gjithë zërat kundër protestës, të cilët çuditërisht vijnë edhe nga mediat. Pjesëmarrja ka qenë masive, duke përftuar kështu seriozitetin e PD-së në organizimin e saj. Ajo është zhvilluar pa incidente, korrekte dhe në përputhje me pritmërinë e një qëndrimi me orë të zgjatuara nga një parti e cila po kërkon garanci për zgjedhjet parlamentare te largimi i kryeministrit aktual.