Qeveria

O Tempora o mores!

Postuar në 12 Shtator, 2018 14:55

Qeveria nuk ndalet në malinjitetin për t’ë çuar deri në fund një Pazar betoni që mbështetet fort nga kryeministri Rama. Pamvarësisht pozicionit komik ku e ka gjetur veten pas opinionit negativ të BE-së për çështjen e Teatrit, kryeministri përmes Eduard Shalsit ka hedhur në media një argument akoma edhe më cinik në lidhje me aferën “Fusha”, nga e cila mesa duket ka vendosur të mos heqë dorë.

Ansambli i memecëve që mbështetën shembjen e Teatrit

Postuar në 09 Shtator, 2018 02:53

Mandata që erdhi nga BE për çështjen e Teatrit dukshëm ka prishur humorin e kryeministrit dhe rrethit të sejmenëve që për javë të tëra i bënë avokatinë kompanisë "Fusha" dhe projektit për t'i vënë rruspën Tëatrit Kombëtar me qëllim ngritjen e kullave sipas skemës ku qeveria dhe bashkia u konvertuan në sekser-përqindjesh me truallin publik.

BE-Qeverisë: S'ka negociata me zullume si Teatri

Postuar në 07 Shtator, 2018 21:54

Shuplaka që BE i dha qeverisë për çështjen e Teatrit Kombëtar ishte pak të thuash e pritshme dhe e merituar.

Ligji "Fusha" për shembjen e Teatrit ishte flagrant dhe nuk qëndronte në asnjë kandar të asaj që mund të quhet demokraci Kushtetuese. Jo se qeveria nuk e dinte këtë fakt, por me shpresën se marifete të tilla që gatuhen nga zanatçinjtë e betonit në Tiranë nuk do mbërrinin deri në Bruksel. 

Rumania në rrugë (foto)

Postuar në 13 Gusht, 2018 09:53

Mijëra rumunë morën pjesë sërish në protestat antikorrupsion, një ditë pasi 450 persona u plagosën gjatë përleshjeve me policinë.

Organizatorët e protestës kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë për shkak të legjislacionit dhe masave të cilat thonë se janë ndërmarrë siç thonë protestuesit për të promovuar interesat korruptive të kastës në pushtet.

Goditje ballore për klientelizmin e qeverisë me konçesionet

Postuar në 31 Korrik, 2018 10:53

Qeveria shqiptare ka marrë një goditje ballore për mënyrën sesi ka operuar me investimet publike dhe klientelizmin në ndarjen e parave. Pak ditë më parë DASH nuk e përfshiu në vendet miqësore për të bërë biznes, ndërsa raporti specifik për Shqipërinë nxin edhe më shumë qeverinë dhe politikat e ndjekura prej saj.

"BE nuk e kupton logjikën tonë për Teatrin"

Postuar në 27 Korrik, 2018 22:03

Qeveria po përpiqet ta kalojë me një lloj serioziteti që nuk i përshtatet aspak diskretitimit publik që po pëson për çështjen e Teatrit pavarësisht buzëqeshjeve manekine qe shpërndan lart e poshtë Erion Veliaj. 

Ahmetajt nuk i dalin llogaritë, qeveria shkurton buxhetin

Postuar në 27 Korrik, 2018 10:11

Performanca e dobët e të ardhurave buxhetore ka detyruar qeverinë të rishikojë me ulje buxhetin për vitin 2018, pas disa vitesh radhazi kur ai rishikohej me rritje. Në aktin normativ  të përcjellë në aktin normativ të qeverisë të ardhurat zbresin në 4 miliardë lekë nga parashikimi fillestar. Edhe shpenzimet zbresin në të njëjtën masë.

Kastrati merr edhe Aeroportin e Kukësit (Vendimi)

Postuar në 11 Korrik, 2018 20:01

Ka rënë në vesh të shurdhërt kërkesa e FMN-së që qeveria të ndalojë praktikën e konçesioneve të pakërkuara. 

Erdogan emëron dhëndrin ministër

Postuar në 10 Korrik, 2018 12:42

16 janë ministrat e qeverisë së prezantuar nga Erdogan pas betimit që bëri si president. Vetëm 4 prej tyre vijnë nga karrierë politike, ndërsa të tjerët janë teknokratë ose emra të botës së biznesit me një të përbashkët, të gjithë janë besnikë të Erdogan.

Bie në sy emërimi në krye të financave dhe thesarit, i dhëndrit të tij Berat Albajrak. Do të jetë njeriu më i afërt i presidentit që do të trajtojë krizën e monedhës kombëtare lira, që muajt e fundit ka pësuar rënie drastike, çka tregon edhe brishtësinë e ekonomisë turke. 

Plasari: Gjurmët e shtetit shqiptar po zhduken me dhunë

Postuar në 10 Korrik, 2018 10:43

Aurel Plasari i shprehur publikisht kundër propozimit të kompanisë Fusha sh.p.k për shembjen e godinës së teatrit Kombëtar thotë se nisma që u konkretizua me ligj të posaçëm është dhunë kundër shtetit shqiptar dhe historisë së tij modeste.

Pages

Subscribe to RSS - Qeveria