Erdogan emëron dhëndrin ministër
16 janë ministrat e qeverisë së prezantuar nga Erdogan pas betimit që bëri si president. Vetëm 4 prej tyre vijnë nga karrierë politike, ndërsa të tjerët janë teknokratë ose emra të botës së biznesit me një të përbashkët, të gjithë janë besnikë të Erdogan.
Bie në sy emërimi në krye të financave dhe thesarit, i dhëndrit të tij Berat Albajrak. Do të jetë njeriu më i afërt i presidentit që do të trajtojë krizën e monedhës kombëtare lira, që muajt e fundit ka pësuar rënie drastike, çka tregon edhe brishtësinë e ekonomisë turke.
Praktisht me ndryshimet kushtetuese do të jetë ai që do të emërojë kreun e Bankës Qëndrore dhe Mbrojtjes Kombëtare.
Comments
Kur shkruani per Turqine me
Kur shkruani per Turqine me duket se lexoni burime armene ju te Respoblikes. E ka Hulusi ministri i mbrojtjes jo Jashar. E dyta: Dhendrri minister ishte e minister mbeti. Ju nuk ju shkon te tregoheni kaq te paditur per komshinjte
Zoti Abedin ne tekst thuhet
Zoti Abedin ne tekst thuhet se bie ne sy emerimi i dhendrit te Erdogan si minister i Financave dhe Thesarit per te theksuar kete fakt, kalimin e parave te shtetit ne dore te dhendrit, mos lexo ate qe dihet. Ndersa lapsusi me emrin e shefit te Mbrojtjes Kombetare u korrigjua.
ky qe u paska bo minister
ky qe u paska bo minister prej erdoganit ka 100 vjet qe ka qene CEO i calik grup (bkt.albtelekom) qe i ka asestet 8miliard euro ...sa per sqarim .behuni origjinale e verifikoni lajmet qe tju ndjekim .tung
Add new comment