putin
Schroeder: Putin do një zgjidhje diplomatike për Ukrainën
Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schroeder, ka deklaruar për RTL/ntv se presidenti rus, Vladimir Putin, po kërkon një zgjidhje diplomatike për luftën në Ukrainë.
Lajmi i mirë është se Kremlini do një marrëveshje të dakordësuar. Suksesi i parë është marëveshja për grurin, e cila mund të zgjerohet në armëpushim…Ne duhet të gjejmë një zgjidhje të bazuar mbi modelin kantonal zviceran
citohet ish-kancelari gjerman.
Rusia me shumë humbje, por lufta nuk po e destabilizon Putinin
Një ndër drejtuesit ushtarakë të Britanisë së Madhe, admirali Tony Radakin, ka pranuar në një intervistë për BBC se megjithë humbjet shumë te mëdha të Rusisë në Ukrainë, regjimi i Putin nuk duket i kërcënuar.
30% e këmbësorisë është e humhur. Që do të thotë se 50 000 trupa ruse ose kanë vdekur ose janë dëmtuar në konflikt. Janë shkatërruar afërsisht 1700 tanke dhe 4000 mjete të blinduara
citohet Radakin.
Jo më "president", ta quajmë "Pravitel"
Partia Liberal Demokrate ruse ka propozuar që presidenti Vladimir Putin të marrë titullin “pravitel”, që do të thotë “sundues”. Partia në fjalë përshkruhet si nacionaliste dhe sipas propozimit në fjalë termi « president » është I importuar në Rusi.
Në vendin tonë, sipas standardeve historike, kjo është përgjithësisht një fjalë e re dhe deri sa të zërë vend tërësisht mund ta zëvendësoni pa problem. P.sh me frazën “kreu i shtetit” apo fjalën “sundues” të dyja janë më të kuptueshme për veshin rus
Nuk ka analogji mes 1914-ës dhe Ukrainës. Putin nuk është si Hitleri
Një akademik i njohur britanik, Christopher Clark, i bërë i njohur me një punim të tijin mbi Luftën e Parë Botërore, ka tërhequr vëmendjen duke rekomanduar që të mos vihen analogji mes konfliktit kontinental të 1914-ës dhe luftës së tanishme në Ukrainë, analogji që po gjejnë vend në disa mjedise.
Nuk ka analogji mes 1914-ës dhe situatës tani në Ukrainë. LIB nisi mënyrë pabesueshmërisht komplekse…Ndërsa në rastin e invazionit në Ukrainë është fare i qartë rasti i prishjes së paqes nga një fuqi vetëm
është shprehur ai.
Rusia do të vazhdojë furnizimin me gaz të Serbisë
Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai serb, Aleksandër Vuçiç, kanë zhvilluar një bisedë telefonike gjatë së cilës është konfirmuar partneriteti strategjik mes të dyja vendeve.
Agjencia ruse e lajmeve “TASS” citon zyrën e shtypit të Kremlinit sipas së cilës, Vuçiç dhe Putin kanë rënë dakord për të vijuar furnizimin me gaz të Serbisë, pavarësisht situatës së tanishme.
Një luftë që nuk zgjidhet me humbjen e askujt
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka akuzuar së fundmi Kremlinin se po përdor krizën ushqimore të provokuar nga kriza ukrainase për të mobilizuar një sentiment antiperëndimor në botë.
Putin ka gjetur një fjalëzim dhe ai po flet vazhdimisht për “perëndimin global”. Me këtë ai nënkupton se armiqtë kundër të cilit ai do të bashkojë të tjerët
citohet Scholz.
Rusia zhvillon paradën e 9 majit. Putin: Pretendimi i SHBA për veçanësi, fyerje për mbarë botën
Rusia ka zhvilluar sot paradën e vet tradicionale me rastin e fitores mbi fashizmin. Në fjalën e tij, presidenti rus, Vladimir Putin, i është përmbajtur tezës së njohur të Rusisë që nuk bën kompromis me disa vlera bazë siç janë dashuria për atdheun, besimin dhe zakonet.
Ne nuk do të heqim dorë kurrë nga dashuria për vendin tonë, nga besimi, vlerat tradicionale, zakonet tona dhe respekti për popujt dhe kulturat e tjera. Sa për Perëndimin, duket se është i vendorur të fshijë këto vlera mijëra vjeçare.
Turqia: Shpresojmë në një takim të afërt Putin-Zelenskiy
Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar ka deklaruar se Turqia shpreson në një takim të afërt mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelenskiy. Komentet Akar i bëri pas takimit konsultativ të Perëndimit në bazën amerikane të Ramstein në Gjermani.
Ne shpresojmë se pavarësisht vështirësive, të dy liderët do të jenë në gjendje të takohen në ditët e ardhshme falë propozimeve të presidentit tonë Erdogan
është shprehur Akar.
Putin deklaron marrjen e Mariupolit. Shoigu: Për tri ditë marrim Azovstalin
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, ka folur për një çlirim të Mariupolit. Në një takim me ministrin e Mbrojtjes, Sergey Shoigu, Putin ka kërkuar që operacioni ushtarak mbi kompleksin industrial “Azovstal” të ndërpritet. Sipas agjencisë së lajmeve “Tass”, Putin ka kërkuar që impianti të rrethohet dhe të mos lejohet që asgjë të mos dalë jashtë.
Po sikur i izoluari të jetë Perëndimi?