Schroeder: Putin do një zgjidhje diplomatike për Ukrainën

Postuar në 03 Gusht, 2022 14:42

 Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schroeder, ka deklaruar për RTL/ntv se presidenti rus, Vladimir Putin, po kërkon një zgjidhje diplomatike për luftën në Ukrainë.

Lajmi i mirë është se Kremlini do një marrëveshje të dakordësuar. Suksesi i parë është marëveshja për grurin, e cila mund të zgjerohet në armëpushim…Ne duhet të gjejmë një zgjidhje të bazuar mbi modelin kantonal zviceran

citohet ish-kancelari gjerman.

Ky është një ndër mesazhet e para të këtij niveli që flasin për armëpushim në Ukrainë, që duhet thënë se është një vend ku po fermentohet një krizë për të cilën Perëndimi vetëm për paqe nuk po investohet.

Comments

Submitted by Kyritsis (not verified) on

Prit kur te thone anglezet e amerikanet tani "Jo, ukraina do e mundi ne lufte rusine"!

Submitted by S’ka rendesi (not verified) on

Po sikur te mos e thote anglia e amerika si i behet?
Ose hajde shembull i largqoftshem : i rra Serbi Kosoves, lufte si ne Ukraine, vri sa te vrasesh, shkatero sa te shkaterosh, mer sa te marresh e pastaj del e thote « duam zgjidhje diplomatike »…
Si i behet?

Submitted by Kyritsis (not verified) on

Nuk jam i bindur se paralelizmi yt mund te qendroje ne kembe. Lufta Rusi-Ukraine po jep peshtjellime ne nje pjese te madhe te botes. Si ne ekonomi, si ne politike ashtu edhe ne ndasite ne ndergjegje e mendim te mbare shoqerise. Te pakten asaj europiane, qe gjithnje e me shume, po kupton mbi lekuren e saj, qe te mbash gjalle nje lufte te tille ne emer te "mundjes se armikut Rusi", eshte sa e pakuptimte aq sa dhe e pashprese. Ne kete aspekt, nje lufte ipotetike Serbi-Kosove, eshte si nje sherr tifozesh pas nje ndeshje futbolli ne stadium.

Submitted by S’ka rendesi (not verified) on

Shko bindu meqense nuk je i bindur, se nje palo opinion e ke. Ne boten e opinionit mbret - si kryeredakatori i ketushem - eshte e kollajte te bindesh - kunderbindesh - e te gjoja perbindesh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.