Jo më "president", ta quajmë "Pravitel"

Postuar në 12 Korrik, 2022 17:33

Partia Liberal Demokrate ruse ka propozuar që presidenti Vladimir Putin të marrë titullin “pravitel”, që do të thotë “sundues”. Partia në fjalë përshkruhet si nacionaliste dhe sipas propozimit në fjalë termi « president » është I importuar në Rusi.

Në vendin tonë, sipas standardeve historike, kjo është përgjithësisht një fjalë e re dhe deri sa të zërë vend tërësisht mund ta zëvendësoni pa problem. P.sh me frazën “kreu i shtetit” apo fjalën “sundues” të dyja janë më të kuptueshme për veshin rus

argumenton partia në fjalë.

Sipas kësaj partie, fjala “president” “na ka vënë përherë në siklet”, ndërkohë që sundues “pravitel” është më e natyrshme, ose “gulava gusodarstva”, pra “kreu i shtetit”. Pravitel nuk lidhet me një formë qeverisjeje dhe aktualisht “pravitelstvo” është një fjalë më moderne ruse që do të thotë qeveria. Partia në fjalë e ka bërë propozimin për herë të parë në vitin 2020 dhe deri më tani Kremlini as ka mohuar dhe as ka pohuar diçka për të.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.