Prokuroria

Ngrihet struktura e posaçme për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit

Postuar në 16 Mars, 2016 15:08

Prokuroria e Përgjithshme ka krijuar së fundmi strukturën e posaçme që do të zbatojë ligjin e dekriminalizimit. Kreu i këtij institucioni, Adriatik Llalla, ka urdhëruar ngritjen e “strukturës së posaçme - Sektori i Verifikimit të Integritetit – e cila do të përbëhet nga dy prokurorë, tre oficerë të Policisë Gjyqësore dhe një specialist IT”, raporton Top-Channel.

Ligji parashikon vetëdeklarimin nga subjektet dhe mandej është organi i akuzës që ngarkohet me verifikimin e tyre, një hap që shkon përtej lojës symbyllur të  “dëshmisë së penalitetit”. 

Ligji për përgjimet: Prokuroria, Policia dhe SHISH hyjnë direkt në server

Postuar në 11 Mars, 2016 21:15

Dështimi i hetimit të disa ngjarjeve për shkak të vonesave në përcjelljen e të dhënave që  u është kërkuar kompanive të komunikimit sipas Top Channel ka detyruar Ministrinë e Brendshme të hartojë një projektligj  që i detyron këto kompani, publike apo private, që brenda 24 orëve, ose 5 ditëve në raste specifike, t’i japin të dhënat e kilentëve të tyre prokurorisë, policisë apo SHISH. Në ligjin e mëparshëm nuk lihej një afat i përcaktuar, por thuhej pa vonesa, por prokuroria priste edhe 6 muaj. Projektligji i ri parashikon se vonesa e pajustifikuar kur dëmton hetimin përbën vepër penale.

9 xhami problematike sipas KMSH-së. Lista i dërgohet Prokurorisë dhe SHISH

Postuar në 10 Mars, 2016 15:58

Një listë me 9 xhami të përcaktuara nga Komuniteti Mysliman, zbulon problemet që hasen brenda këtij të fundit. Xhamitë në fjalë janë jashtë kontrollit të Komunitetit dhe ndodhen në Tiranë tek Unaza e Re dhe në Mëzez, në Cërrik, Pukë, Bulqizë dhe të Librazhd. Nuk jepen arsye zyrtare se përse këto xhami janë problematike, por nga përmbajtja e shkresës që publikohet nga “Vizion Plus”, rezulton se një arsye është mungesa e kontrollit dhe më tej, mungesa e informacionit se çfarë ndodh në këto objekete kulti.

E njëjta praktikë, ndalohen drejtuesit e INUV në Vlorë për pazare me pronën e tjetrit

Postuar në 08 Mars, 2016 09:50

Prokuroria e Vlorës ka urdhëruar ndalimin e disa personave, prej të cilëve Kryeinspektorin e Inspektoratin Vendor Urbanistik në detyrë, paraardhësin e tij, inspektorë të INUV, si edhe administratorin e një kompanie ndërtimi, pasi zyrtarët kanë lejuar ndërtimin e një godine 6-11-12 kate pa leje nga ana e firmës “Endriu 008”, në lagjen “Pavarësia” në Vlorë.
Prokuroria e Vlorës ka nisur hetimin në bazë të kallëzimit të dy qytetarëve, të dorëzuar në Janar 2016, sipas të cilëve firma e ndërtimit “Endriu 008” po ndërtonte një pallat të lartë, duke u zënë pronën e tyre.

Llogaritë e fshehura, kërkohet 6 vjet burg për Vehbi Alimuçën dhe 4 për djalin e tij

Postuar në 07 Mars, 2016 14:40

Prokuroria e Tiranës kërkon dënimin me 6 vjet burgim për shtetasin Vehbi Alimuçaj, i akuzuar për “Pastrim të produkteve të veprës penale…”. Gjykimi është zhvilluar me procedurë të shkurtuar dhe, në përfundim, Prokuroria kërkon dënimin me 4 vjet burgim. Ndërkohë, për të njëjtën fakt penal, gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë pak muaj më parë dhe ka dënuar me 4 vjet burgim edhe djalin e tij, shtetasin Artan Alimuçaj.

LSI nuk e di akoma nëse do ketë Byro Kombëtare të Hetimit

Postuar në 01 Mars, 2016 12:21

Nisma e qeverisë për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit duket se do të mbetet pezull pasi rekomandimeve të Komisionit të Venecias, por edhe qëndrimit që ka LSI për këtë çështje. Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani tha për emisionin “Tonight” se opinioni i Venecias propozon një strukturë që mund të mos emërtohet Byro Kombëtare e Hetimit sipas modelit amerikan.

Prokuroria do të verifikojë lejen e ndërtimit te Parku i Liqenit

Postuar në 22 Shkurt, 2016 16:34

Protesta që po zhvillohet për ndërtimin te Parku i Liqenit ka nga pas edhe një kallëzim të përfaqësuesve të shoqërisë civile. Kallëzimi penal ndaj Bashkisë së Tiranës adresonte shqetësimin se për ndërtimin nuk ka një leje të saktë, nuk ka as projekt të miratuar. Sot nga Lushnja, ku ndodhej me rastin e prezantimit të drejtuesit të ri të prokurorisë, Llalla, ka bërë këtë deklaratë: “Prokuroria e Tiranës do të vazhdojë verifikimet, në varësi të rezultateve do të vendosin mbase për përfundimin e hetimeve”.

Llalla nuk zhgënjen, kërkon drejtimin e Byrosë së Hetimit

Postuar në 19 Shkurt, 2016 12:12

Në analizën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, kryeprokurori Adriatik Llalla shprehu rezerva për projektligjin e miratuar nga qeveria. Këto rezerva – sqaroi ai – janë të njëjta me ato të Unionit të Prokurorëve që shprehej kundër vartësisë së Byrosë Kombëtare të Hetimit nga Ministri i Brendshëm dhe kundër atashimit të kësaj strukture në Policinë e Shtetit.

Prokuroria ndal hovin e Sarkos, në hetim për financime të paligjshme

Postuar në 17 Shkurt, 2016 01:07

Ish-presidenti francez, Nikola Sarkozy po i nënshtrohet zyrtarisht një hetimi për financime të paligjshme të fushatës së tij elektorale në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012. Sarkozy u paraqit në zyrën e Prokurorit të Krimit Ekonomik të Parisit mëngjesine së martës për të dhënë një dëshmi "maratonë" lidhur me akuzat. Në përfundim zyra e Prokurorit njoftoi ish-presidentin francez se është zyrtarisht nën hetim për financim të paligjshëm të fushatës elektorale, shpenzimet e së cilës tejkaluan kuotën që përcakton ligji.

Ironike, PD kërkon hetim për serverin e tatimeve. Prokuroria mbyll dosjet se nuk ka ekspertizë për krimet kibernetike

Postuar në 06 Shkurt, 2016 17:19

Prokuroria po mbyll me qindra dosje penale që adresojnë krime kibernetike. “AbcNews” raporton se “Prokuroria po mbyll qindra dosje penale, edhe me persona nën hetim për krime të ndryshme kibernetike, për shkak të mungesës së ekspertëve në laboratorin e policisë shkencore dhe bazës logjistike”. Hetimet po pushoj ë për shkak të vonesave në ekspertim që sjell shkelje të afateve ligjore të shqyrtimi, duke evidentuar një problem të madh dhe serioz. “Sipas prokurorisë, prej muajsh laboratori i Policisë nuk kthen përgjigje për ekspertime të cilat janë dërguar për t’u kryer.

Pages

Subscribe to RSS - Prokuroria