Llalla nuk zhgënjen, kërkon drejtimin e Byrosë së Hetimit
Në analizën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, kryeprokurori Adriatik Llalla shprehu rezerva për projektligjin e miratuar nga qeveria. Këto rezerva – sqaroi ai – janë të njëjta me ato të Unionit të Prokurorëve që shprehej kundër vartësisë së Byrosë Kombëtare të Hetimit nga Ministri i Brendshëm dhe kundër atashimit të kësaj strukture në Policinë e Shtetit.
"Prej disa ditësh jemi njohur me draftin për ndryshimet ligjore në ligjin për policinë e shtetit. Të gjithë tashmë jemi pjesë e diskutimeve mbi njësinë e specializuar policore që synohet të krijohet, Byronë Kombëtare të Hetimit. Strukturë e cila pritet të shtojë kapacitetet policore në luftën kundër korrupsionit. Prokuroria ka rezervat e saj lidhur me draftin e paraqitur, kundërshtime për të cilat ndan të njëjtin qëndrim me atë të bërë tashmë publik nga Unioni i Prokurorëve"-theksoi Llalla.
Add new comment