Prokuroria ndal hovin e Sarkos, në hetim për financime të paligjshme

Postuar në 17 Shkurt, 2016 01:07

Ish-presidenti francez, Nikola Sarkozy po i nënshtrohet zyrtarisht një hetimi për financime të paligjshme të fushatës së tij elektorale në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012. Sarkozy u paraqit në zyrën e Prokurorit të Krimit Ekonomik të Parisit mëngjesine së martës për të dhënë një dëshmi "maratonë" lidhur me akuzat. Në përfundim zyra e Prokurorit njoftoi ish-presidentin francez se është zyrtarisht nën hetim për financim të paligjshëm të fushatës elektorale, shpenzimet e së cilës tejkaluan kuotën që përcakton ligji. 61 vjeccari rrezikon në këtë mënyrë të jetë pjesë e një procesi gjyqësor, ndonëse akuzat janë ende të paprovuara. Mediat franceze thonë se këto zhvillime kërkojnë të "ngrijnë" ambicien e Sarkozy për të marrë pjesë në zgjedhjet paraprake të kandidatëve në muajin Nëntor. Gjithmonë nëse ai do të mbahet peng i procedurave të stërzgjatura. Kohët e fundit ai po shtron rrugën e rikthimit në Pallatin Elize, duke deklaruar hapur regjistrimin si kandidat në zgjedhjet presidenciale të 2107.

Comments

Submitted by Le profeser (not verified) on

Ishalla del ndonje prokuror edhe kendej nga ana jone, nga MADE IN RRUMPALLOVSKAJA, qe te filloje, nga cila ane t'i vije per mbare, ndac majtas e ndac djathtas (nqs jane te djathte), e t'i vere para ligjit ( jo Maliqit ).
Me kembe te mbare edhe kendej nga ne.
Ne vesh te perendise.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.