9 xhami problematike sipas KMSH-së. Lista i dërgohet Prokurorisë dhe SHISH

Postuar në 10 Mars, 2016 15:58

Një listë me 9 xhami të përcaktuara nga Komuniteti Mysliman, zbulon problemet që hasen brenda këtij të fundit. Xhamitë në fjalë janë jashtë kontrollit të Komunitetit dhe ndodhen në Tiranë tek Unaza e Re dhe në Mëzez, në Cërrik, Pukë, Bulqizë dhe të Librazhd. Nuk jepen arsye zyrtare se përse këto xhami janë problematike, por nga përmbajtja e shkresës që publikohet nga “Vizion Plus”, rezulton se një arsye është mungesa e kontrollit dhe më tej, mungesa e informacionit se çfarë ndodh në këto objekete kulti. Rëndësi ka edhe informacioni se “kjo listë i është dërguar Prokurorisë dhe Shërbimit Informativ Shtetëror, ndërsa dokumenti po përdoret edhe në gjyqin që po zhvillohet ndaj 9 të akuzuarve për rekrutim të xhihadistëve në Siri”.

 

http://vizionplus.al/kmsh-lista-e-xhamive-problematike/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.