Prokuroria

Në kufijtë e një incidenti diplomatik me Italinë. Tërhiqet nga Shqipëria kreu i Interforza-s, Grillo

Postuar në 07 Qershor, 2016 14:49

Disa media bëjnë me dije se sot është tërhequr nga Shqipëria, kreu i Misionit Interforza, Michelle Grillo. Nuk jepen arsyet zyrtare, por interpretimet e lidhin Grillon me skandalin e pajisjes përgjuese për të cilën sot u dha goditja në Policinë e Shtetit(http://www.balkanweb.com/site/pajisja-e-pergjimit-italia-terheq-nga-shqiperia-shefin-e-misionit-te-interforces/).

Republikë e inkriminuar

Postuar në 05 Qershor, 2016 18:53

Elvis Roshi është akuzuar për përdhunim në grup. Ai dha dorëheqjen nga detyra e kryetarit të Bshkisë së Kavajës, por pastaj e anulloi atë për të pretenduar se duhet të flasë drejtësia. Kryeministri heshti. Heshti për të hapur rrugën e rikthimit të Roshit. Roshi është nga njerëzit e përmendur që në zgjedhjet lokale edhe nga ambasadori amerikan si person që nuk duhet të kandidojë. Si person i papërshtatshëm. Por kryeministri është një fanatik i dëshmisë së penalitetit. A beson ende njeri, përveç tij se Roshi është vetëm një njeri që ka përballur dallgët e jetës?!

Qarkore e Prokurorisë, kultivimi i kanabisit i shtrirë në të gjithë vendin

Postuar në 05 Qershor, 2016 12:52

Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar prokurorive në rrethe një qarkore, sa i përket fenomenit të kultivimit të bimëve narkotike që sipas saj është shtrirë në të gjithë vendin dhe se kohëve të fundit kultivuesit po e mbjellin atë edhe në ambiente të mbyllura si tunele, magazina dhe ndërtesa të vjetra. Në këtë qarkore thuhet se për kultivimin e tyre në këto ambiente po përdoret energjia elektrike ndërkohë që fenomeni është i përhapur edhe në toka pa pronarë, kryesisht në zona të thella.

Prokuroria qetëson Partinë Socialiste: Thirrja e Berishës për armatosjen e popullsisë në kuadër të aktivitetit parlamentar

Postuar në 05 Qershor, 2016 12:29

Prokuroria e Përgjithshme e ka gjetur të pabazuar në ligj shqetësimin e një grupi deutetësh të Partisë Socialiste që kallëzuan ish-kryeministrin Berisha për thirrjet për armatosje ose marrje pa të drejtë e komandës, thirrjet publike për veprime të dhunshme dhe përhapje e informatave të rreme që ngjallin panik.

Dekriminalizimi, Prokuroria merret në mënyrë të posaçme me PS-në. Radha i vjen Artur Bushit në Krujë. Flamur Noka? “Do kërkojmë materiale shtesë”

Postuar në 04 Qershor, 2016 14:54

Prokuroria ka nisur hetimin për Elvis Roshin, kryebashkiak i Kavajës. Ndonëse çështja e tij ka fituar përmasë të ekzagjeruar politike për shkak të mbrojtjes që po i jep qeveria, janë edhe raste të tjera për të cilat organi i akuzës është vënë në lëvizje. Kështu ajo i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve verifikimin paraprak të formularit të vetëdeklarimit për dekriminalizimin, dorëzuar nga kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi.

Arrestohet drejtoresha e Qendrës së Zhvillimit Social në Shkodër. Të sëmurët mendorë dhunoheshin sistematikisht, tre femra kanë abortuar

Postuar në 01 Qershor, 2016 18:05

Një ditë pasi emisioni investigativ “STOP” në  Televizionin Klan u publikoi pamjet shokuese  të trajtimit çnjerëzor të personave me aftësi të kufizuara në qendrën e zhvillimit social të Shkodërs ka reaguar prokruroria. Me urdhër të organit të akuzës  janë arrestuar drejtoresha e kësaj qendre Juliana Cepi, si edhe  infermierja Aida Ymeraj. Prokuroria e Shkodrës thotë se ka hetuar për më shumë se dy javë në këtë qendër ku ka zbuluar se ndaj pacientëve me sëmundje të shëndetit mendor është ushtruar dhunë sistematike.

Sekuestrohen nga Prokuroria 220 ha truall në Karaburun. Fakti: Hetimi nisi Kryesisht

Postuar në 31 Maj, 2016 15:39

220 ha truall në Karaburun janë vendosur në sekuestro nga Prokuroria e Vlorës e cila po heton për falsifikim dokumentesh. Interesant është fakti se organi i akuzës ka nisur hetimin kryesisht dhe mandej ka patur edhe dy kallëzime nga dy shtetas që pretendojnë pronësinë në këtë hapësirë. “Në bazë të veprimeve hetimore të kryera deri në këtë fazë të hetimit të Njësisë Task-Forcë së Prokurorisë së Vlorës, ka rezultuar se prona me sipërfaqe 220 hektarë në Shën Vasil, Karaburun,  fillimisht është regjistruar në emrin e shtetasi Rajmond Mezi.

“AbcNews”: Prokuroria firmos urdhër – sekuestrimin dhe i kërkon misionit Interforce pajisjen përgjuese

Postuar në 28 Maj, 2016 00:21

“AbcNews” raportonte dhe se prokuroria e Tiranës ka përpiluar një akt sekuestrimi për aparaturën e përgjimit, akt të cilin ia ka drejtuar misionit “Interforce”. “Prokuroria e Tiranës i kërkon INTERFORCËS t’i vërë në dispozicion aparaturën, që dyshohet se është përdorur nga policia për përgjime. Burimet jo zyrtare pranë organit të akuzës, i thanë ABC News se prokurorët e çështjes, kanë përpiluar urdhër sekuestrimin ku me anë të letër-porosisë dërguar autoriteteve italiane, i kërkojnë t’i vënë në dispozicion pajisjen.

Një përgjigje nga prokuroria: Shko pyet Sajmir Tahirin

Postuar në 27 Maj, 2016 12:38

Një histori e rrëfyer për gazetën “Panorama” jep një pamje të asaj që ndodh në terren, në përballjen me institucionet e shtetit shqiptar. Erlado Kollovi, basketbollist 18 vjeçar nga Vlora, u plagos me thikë nga dy bashkëmoshatarë. Ai tentoi ta zgjidhte këtë situatë duke iu drejtuar institucioneve, por ka marrë një përgjigje që flet qartë. “Ka qenë data 28 prill, rreth orës 1 të drekës. Kisha dalë nga shkolla me dy shokë të mi dhe po bëja rrugën për në shtëpi. Rrugës pashë shokun e klasës, R.K, me një djalë tjetër, pak a shumë mosha jonë. Më thirri për të shkuar tek ai.

Edhe ti Hasan?

Postuar në 24 Maj, 2016 15:27

Hasan Halili, ish-kryetar i Bashkisë Kukës është shpallur në kërkim. “Me kërkesë të Prokurorisë së Kukësit, Gjykata caktoi këtë të martë masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-Drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Mirdash Hoxha, ish-Drejtorin e Financës Lekë Deda dhe ish-Drejtorin e Borxhit në Drejtorinë e Tatimeve, Gëzim Ukperaj. Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer një seri veprimesh te paligjshme.

Pages

Subscribe to RSS - Prokuroria