politike
Mark Rutte largohet nga politika
Trembëdhjetë vjet pasi mori detyrën, kryeministri më jetëgjatë në Holandë, do të lërë karrigen e kreut të qeverisë, për atë të mësimdhënësit. Mark Rutte njoftoi tërheqjen nga politika, pasi qeveria e tij rat ë premten.
Në krye të Partisë së Popullit për Liri dhe Demokraci (VVD) prej 17 vjetësh, Rutte do të jetë tashmë një mësues i studimeve sociale, në një shkollë lokale në Hagë.
"Nuk është krejt pa emocion ky vendim", u tha ai gazetarëve pasi njoftoi dorëheqjen. "Por është mirë kur e kalon stafetën."
“Të ndërhyjnë Macron dhe Scholz!”
Kryeministri Rama sheh uljen me detyrim të palëvë në tryezë si të vetmen zgjidhje për situatën në veri të Kosovës. Rama kërkoi ndihmën e Francës dhe Gjermanisë, përkatësisht presidentit Macron dhe kancelarit Scholz, të cilët sipas tij duhet të ndërhyjnë që çështja të zgjidhet përmes dialogut.
“Kam frikë se gjërat kanë shkuar shumë larg”
Asnjë sinjal për mundësinë e gjetjes së një zgjidhjeje për krizën në veri të Kosovës.
Ndërmjetësuesit e dialogut Kosovë-Serbi kanë zhvilluar sot takime të ndara me kryeministrin e Kosovës dhe presidentin e Serbisë.
Ky i fundit, pas takimit, la të kuptohet se zgjidhja e krizës është larg.
"Kemi diskutuar çështjen, substancën, e cila ishte e pashmangshme, por besoj edhe e dobishme, por atë që do të shohim nesër në terren, nuk e di...kur kemi kamionë në pritje...", tha ai, duke shtuar se ka frikë se “çdo gjë ka shkuar shumë larg”.
Biden: Korrupsioni në Ballkanin Perëndimor mbetet kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka lënë në fuqi gjendjen e emergjencës për Ballkanin Perëndimor. Biden tha se në përputhje me Ligjin Kombëtar për Situatat e Emergjencave, është e nevojshme të vazhdojë gjendja e jashtëzakonshme e shpallur me Urdhrin Ekzekutiv 13219 për Ballkanin Perëndimor.
Joseph: SHBA po krijon një krizë në Kosovë
Ish-zëvendësshefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Edward Joseph, thotë se SHBA-ja po krijon një krizë në Kosovë.
Në një opinion të publikuar në “Foreign Policy”, Joseph shkruan se Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, duhet të mendohet mirë nëse “ia vlen ky çrregullim rajonal dhe dëmtim i reputacionit të SHBA-së, për ta kënaqur një autokrat serb”.
Një nivel i ri marrëdhëniesh me Poloninë
Ambasadorja polake në Shqipëri, Monika Pazdan, ka pohuar në një intervistë për MCN, se marrëdhëniet mes dy vendeve, po shkojnë drejt një niveli edhe më të ngushtë, sidomos në aspektin ekonomik. Ndër të tjera, ambasadorja rrëfeu për herë të parë, se Polonia ka në plan që të hapë një stacion ballkanik në Universitetin e Tiranës, si hap i rëndësishëm në fushën e arsimit.
Zonja ambasadore, së pari një pyetje për vizitën e presidentit Andrzej Duda në Tiranë. Çfarë përfaqëson për marrëdhëniet dypalëshe kjo vizitë?
Kurti: Nuk ka zgjedhje të reja pa tërheqjen e bandave kriminale serbe
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se hapi i parë për çtensionimin e situatës në veri është largimi i bandave kriminale. Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ai u bëri thirrje ndërkombëtarëve që të intensifikojnë dialogun për zbatimin e marrëveshjeve të 27 shkurtit në Bruksel dhe të 18 marsit në Ohër.
"Banditët e Vuçiç organizuan dhunën në veri"
Eksperti i Ballkanit, Oliver Jens Schmitt, në një intervistë për portalin gjerman të lajmeve “T-online”, cituar nga Koha.net, thotë se këto situata e tensionuar në veri të Kosovës e ka origjinën në Serbi.
Greqia kërkon lirimin e Fredi Belerit dhe Pandeli Kokaveshit
Ministri i Jashtëm grek, Vassilis Kaskarelis, ka kërkuar lirimin e Fredi Belerit dhe Pandeli Kokaveshit gjatë takimit me homologen Olta Xhaçka.
Dy krerët e diplomacisë së dy vendeve u takuan në Oslo, në kuadër të Samitit jozyrtar të Ministrave të Jashtëm të NATO-s, raporton Kathimerini.
"Përshkallëzimi në veri të Kosovës, strategji e Perëndimit"
Kreu i komisionit parlamentar serb për Kosovë-Metohi, Millovan Drecun, thotë se Albin Kurti ka pasur mbështetjen e shteteve të Quintit për veprimet e tij më të fundit në veri të krahinës.