politike
“Dialogu nuk mund të vazhdojë sikur të mos kishte ndodhur asgjë”
Sulmi në Banjskë më 24 shtator nuk mund të kalojë sikur të mos kishte ndodhur.
Kjo kushtëzon edhe rikthimin e palëve në dialog.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një takimi me senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Peter Welch, është shprehur se pa marrë parasysh tendencat e Serbisë për destabilizim, dialogu nuk mund të vazhdojë normalisht.
Letër BE-së nga Beogradi: Vendosini sanksione Vuçiçit!
Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, është i bindur se dikush brenda vendit të tij ka kërkuar sanksionimin e Serbisë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Banjskë më 24 shator. Në një konferencë shtypi ku u pyet në lidhje me vizitën e pritshme në Beograd të ambasadorëve të vendeve të Quintit, Vuçiç tha se dikush nga Serbia i ka sugjeruar shefit të diplomacisë europiane të vendosë sanksione ndaj Serbisë.
Asociacion pa kompetenca ekzekutive
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, mbështet asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe kërkon formimin e tij të menjëhershëm.
Në një intervistë për Bloomberg, Hovenier tha se vetëm në këtë mënyrë mund të adresohen shqetësimet e komunitetit serb në veri.
Meta ndan rrugët me Berishën
U krijua për t'i mundësuar Sali Berishës dhe mbështetësve të tij regjistrimin ne zgjedhjet lokale të 14 mjait, por tashmë koalicioni “Bashkë Fitojmë” mund të konsiderohet një kapitull i mbyllur. Nuk dihet nëse rrugët e Metës dhe Berishës ndahen përfundimisht, por ajo që ka krisur raportet mes tyre është afrimi i Sali Berishës me grupin e deputetëve të Gazmend Bardhit.
Ellis: Hetim ndërkombëtar për Banjskën
Mark Ellis, drejtor ekzekutiv i Odës Ndërkombëtare të Avokatëve, me seli në Londër, thorë se rasti i sulmit në Banjskë kërkon hetim nga një ekip ndërkombëtar.
Një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se ky ekip do të mund të mandatohej nga Kombet e Bashkuara ose të ngrihet një ekip i përbashkët i disa shteteve.
Lajçak: Heqja e sanksioneve ndaj Kosovës është mundësi reale
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, paralajmëron heqjen e sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës.
Në rrethanat aktuale nuk duket mirë që Kosova është nën masa negative të BE-së dhe kjo çështje duhet adresuar. (Heqja e sanksioneve) Kjo është njëra mundësi që unë personalisht do ta mbështes.
Lajçak tha se normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve është e vetmja rrugë që do t’i çojë të dyja drejt BE-së.
Schmitt: Ngjarja në Banjskë tregoi lidhjen e grupeve kriminale me Beogradin
Historiani zviceran, Oliver Jens Schmitt, thotë se ata që kanë interes t’ia ndalojnë aksesin Policisë së Kosovës në veri të vendit janë ata që qëndrojnë pas krimit të organizuar. Në një intervistë për Swissinfo.ch, Schmitt thotë se çdo veprim i policisë kosovare tentohet të paraqitet si dhunë etnike.
Ministri serb i Mbrojtjes: Nuk e sulmuam Kosovën, por e bëjmë nëse na kërkohet
Ushtria serbe hedh poshtë përfshirjen në sulmin e Banjskës më 24 shtator, por shprehet e gatshme për agresion ushtarak ndaj Kosovës, nëse i kërkohet.
Në një deklaratë të përbashkët me shefin e Shtabit të Përgjithshëm, ministri serb i Mbrojtjes, Miloš Vuçeviç, tha se në një rast të tillë, para se ndërmarrë këtë hap, Serbia do të njoftonte fillimisht KFOR-in.
Përgjigje Ramës: Nuk nevojitet kontrolli i KFOR-it në veri
Ministra të qeverisë së Albin Kurtit iu përgjigjën deklaratës së kryeministrit Rama, i cili tha sot se situatën në veri të Kosovës duhet ta marrë nën kontroll KFOR-i.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një postim në Facebook tha se kjo është e panevojshme, por shtoi se patrullime të përbashkëta mund të kryhen në vijën kufitare, pasi “prej andej vjen armatimi, municioni dhe mercenarët që duan luftë”.
Deklaratën e Ramës për KFOR-in, ministrja Haxhiu e quajti kërkesë “të stërvjetëruar të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç”.
Raportime në media/Dy kryeministra nga Ballkani Perëndimor kërkuan "Republikën e KFOR" nga SHBA
Situata në veri të Kosovës ka qenë shqetësimi i ngritur nga dy kryeministra të Ballkanit Perëndimor në një takim me dyer të mbyllura me zyrtarë të lartë të administratës amerikane, javën e kaluar në Nju-Jork. Takimi i mbajtur tri ditë para sulmit në Banjskë, është zhvilluar në OKB dhe në të është hedhur ideja që misioni i NATO-s të marrë kontrollin e veriut të Kosovës.