politike
Tsipras kërkon të rimarrë partinë
E majta greke është në krizë që prej humbjes së zgjedhjeve parlamentare të qershorit. Ish-lideri i SYRIZA-s, Alexis Tsipras, i cili u dorëhoq nga kreu i partisë vitin e kaluar, kritikon kursin që po ndjek pasardhësi i tij, Stefanos Kasselakis, duke e sfiduar atë në një garë votëbesimi.
Talat Xhaferi kryeministër, nis puna për kabinetin e ri të Maqedonisë së Veriut
Talat Xhaferi merr detyrën e kryeministrit në Maqedoninë e Veriut. Xhaferri do të drejtojë qeverinë teknike, e cila do ta çojë vendin drejt zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale pas 100 ditësh.
Presidenti Stevo Pendarovski i dorëzoi Xhaferit mandatin për formimin e qeverisë teknike, e cila pritet që gjysmën e ministrave t’i ketë shqiptarë.
Bashkimi Demokratik për Integrim ka propozuar emrat e disa prej ministrave, që do të përbëjnë qeverinë e përkohshme deri më 8 maj 2024.
Emrat e propozuar nga BDI
“Po lidhja telat e këputur”
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u pyet gjatë një konference shtypi në lidhje me rikthimin në politikën aktive vetëm pasi Sali Berisha u vendos në arrest shtëpie. Basha e justifikoi mungesën në publik me punën në prapaskenë për strukturimin e partisë.
Nuk do t’i lidhja dy ngjarjet me njëra tjetrën, ne kemi punuar për strukturimin e Partisë Demokratik. Personalisht kam qenë në 250 takime anë e mbanë gjithë Shqipërisë për të lidhur telat e këputur nga PD me hallet e njerëzve dhe njerëzit.
"Vuçiç e pranoi marrëveshjen me Kosovën, por u tërhoq sapo u kthye në Beograd"
Kryenegociatori i Prishtinës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, thotë se rreth një vit më parë, parimisht palët ranë dakord në Bruksel, por presidenti serb u tërhoq.
Dy Berishë në një derë
Gjykata e Lartë kundër Krimit dhe Korrupsionit vendos sot për kërkesën që SPAK ka dërguar në lidhje me masën e sigurisë për ish-kryeministrin Berisha.
Pasi mori autorizimin nga Kuvendi, institucioni më i lartë i akuzës në vend iu drejtua GJKKO-së me kërkesën për të ashpërsuar masën e sigurisë ndaj Berishës, nga detyrim paraqitjeje në arrest shtëpie me mbikëqyrje policore.
Ish-kryeministri është nën hetim për korrupsion në privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”.
Serbia njeh përfundimisht targat e Kosovës
Qeveria e Serbisë miratoi një vendim me të cilin njeh targat e Republikës së Kosovës. Kreu i Zyrës për Kosovë dhe Metohi në qeverinë e Kosovës, Petar Petkoviç, tha se nga 1 janari, të gjitha automjetet me targa të Kosovës mund të kalojnë pa problem në të gjitha pikat kufitare administrative.
Kjo sipas tij është bërë “ekskluzivisht për arsye praktike, për të lehtësuar lëvizjen e lirë të individëve” dhe nuk mund të interpretohet si njohje e pavarësisë së Kosovës.
Dritë jeshile peticioneve për largimin e kryetarëve në veri të Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë i ka hapur rrugë organizimit të peticioneve për largimin e kryetarëve në tri komunat me shumicë serbe në veri.
Zëdhënësi i komisionit, Valmir Elezi, bëri të ditur numrin e përgjithshëm të qytetarëve me të drejtë vote në tri komunat Leposaviç, Mitrovicë e Veriut dhe Zubin Potok, si dhe numrin e saktë të votuesve që përbëjnë 20 për qind të trupit votues në secilën komunë, që është i nevojshëm për shkarkimin e një kryetari komune përmes peticionit.
Partia e Vuçiç fiton sërish në Serbi
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, shpalli fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të së dielës.
Partia e tij Progresive Serbe, ose SNS, pritet të sigurojë 47% të votave të serbëve sipas projeksioneve.
Partitë opozitare nën flamurin “Serbia kundër dhunës” (SPN) pritet të ndalen në 23%.
Nuk ka tryezë trepalëshe në Bruksel për dialogun Prishtinë-Beograd
BE do të vijojë të ndërmjetësojë dialogun Prishtinë-Beograd, por në takime të veçanta. I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak konfirmoi se diskutimet e ardhshme në Bruksel do të bëhen veçmas me kryenegociatorin e Beogradit dhe veçmas me atë të Prishtinës.
Hovenier: Draft-statuti i përmbush të gjitha kriteret, dallimet mes palëve po ngushtohen
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, thotë se në procesin e dialogut, dallimet mes pales serbe dhe asaj të Kosovës po ngushtohen.