Pellumbi

Profesori bën shërbimin e fundit me një shantazh alla PS

Postuar në 18 Qershor, 2017 13:47

Partia ka nevojë profesori përgjigjet. Servet Pëllumbi, djali i të cilit kandidon me PS-në ka dhënë një dorë në menaxhimin e problemit Ilir Meta. Në një prononcim për gazetën "Panorama", Pëllumbi ka paralajmëruar Metën me publikimin e " fakteve të padëshirueshme" nëse Meta vijon të deklarojë se ai ka qenë në përballje si askush me Berishën. Duket se presidenti i zgjedhur ka prishur ca nerva derisa ka shkundur edhe moralistin e PS-së që po u thotë shqiptarëve se për Metën ka dosje të cilat ai i njeh. Cila është vlera e këtij morali, e këtij racionalizimi sekretesh dhe shantazhi?

Koalicioni qeverisës drejt prishjes. “PS-ja fiton vetëm apo me aleatë të vegjël”

Postuar në 02 Gusht, 2016 10:09

Servet Pëllumbi, një pjesëtar i vjetër i ekipeve drejtuese të Partisë Socialiste thotë se koalicioni qeverisës po shkon drejt prishjes. Sipas tij këtë po e kërkon kreu i LSI-së që gjendet nën një presion të frikshëm. “Lidershipi i LSI-së, nën një presion të frikshëm, do të prishë koalicionin qeverisës me PS-në. PS-së do t’i duhet të luftojë në dy fronte dhe të përgatitet për të qeverisur me aleatë, sot për sot më të vegjël,” ka thënë ai për gazetën “Panorama”. Ish-deputeti shton se ka testime në elektorat që e nxjerrin me interes pozitiv këtë ndarje, në ndryshim nga viti 2013.

Pëllumbët e paqes – teatri me “Berishë” vazhdon njësoj si 20 vjet më parë

Postuar në 22 Prill, 2016 10:17

Një ditë pasi në Parlamentin e Shqipërisë u konsumua një thirrje për armatosje të qytetarëve si masë mbrojtjeje ndaj krimit që ka edhe akreditim shtetëror, përfaqësues të Partisë Socialiste, nga ata “që e njohin mirë Berishën”, por edhe që janë përballur me të në të shkuarën, po dalin njëri pas tjetrit për të vijuar me skenarin “ i miri - i keqi”, që u ka dhënë oksigjen politik për 25 vite rresht.

Profesori i PS i paraprin përjashtimit të Blushit

Postuar në 11 Prill, 2016 10:54

Pyetja që shtrojnë socialistët pas referendumit plebishitar në favor të kryetarit të tyre është se çfarë qëndrimi do mbahet me Ben Blushin. Baza në shumë raste është emotive dhe në të tilla situata kërkohet mendimi i më të urtëve ose atyre që në gjuhën partiake quhen “senatorët” e PS. Njëri prej tyre, Servet Pëllumbi, i njohur si profesori i socialistëve e sheh Blushin jashtë Partisë Socialiste.

“Ajo që ndodhi në Elbasan nuk i bën nder PS-së”

Postuar në 06 Mars, 2016 10:39

Servet Pëllumbi, një ish-drejtues i Partisë Socialiste ka bërë sot në gazetën “Panorama” disa komente për atë që ndodhi në takimin e Elbasanit me deputetin Ben Blushi. “Në këndvështrimin tim, ajo që ndodhi në takimin e Elbasanit nuk duhet të ndodhte, më ka lënë një shije jo të mirë, sepse Partia Socialiste njihet për demokracinë e brendshme, mendimin ndryshe dhe tolerancën ndaj mendimit ndryshe.

“Senatori” në krah të Edit, kundër zgjedhjeve për kryetar të PS

Postuar në 01 Shkurt, 2016 10:33

Servet Pëllumbi ka folur për gazetën “Shqip” rreth debateve të fundit që kanë përfshirë Partinë Socialiste për zhvillimin ose jot ë zgjedhjeve për kryetar në kongresin e pritshëm të Marsit. Ai lë të nënkuptohet se Blushi dhe emra të tjerë që mund të kandidojnë janë faktor dëmtues për partinë.

“Nuk besoj të ketë supriza pasi ato në rastin konkret veçse e dëmtojnë Partinë Socialiste dhe mendoj që në PS ka forca që mënjanojnë këta faktorë dëmtues. Unë e shikoj në shtratin e forcimit të mëtejshëm Partinë Socialiste”

Servet Pëllumbi: Ndryshimet në qeveri janë të mirëpritura nga publiku

Postuar në 05 Tetor, 2015 09:27

Servet Pëllumbi, shprehet se ndryshimet në qeveri janë të mirëpritura nga publiku, ndërsa duhet bërë dhe një vlerësim i koalicionit qeverisës. Në një intervistë për “Panorama” Pëllumb mendon se koalicioni PS­-LSI i ngjan më shumë një “marrëveshjeje xhentëlmenësh” sesa një koalicioni të ngritur mbi parime, ide, programe e përgjegjësish të përbashkëta. I pyetur nëse janë të nevojshme ndryshimet në qeveri, Pëllumbi thotë: “Kemi të bëjmë me një çështje transparence.

Subscribe to RSS - Pellumbi