Koalicioni qeverisës drejt prishjes. “PS-ja fiton vetëm apo me aleatë të vegjël”
Servet Pëllumbi, një pjesëtar i vjetër i ekipeve drejtuese të Partisë Socialiste thotë se koalicioni qeverisës po shkon drejt prishjes. Sipas tij këtë po e kërkon kreu i LSI-së që gjendet nën një presion të frikshëm. “Lidershipi i LSI-së, nën një presion të frikshëm, do të prishë koalicionin qeverisës me PS-në. PS-së do t’i duhet të luftojë në dy fronte dhe të përgatitet për të qeverisur me aleatë, sot për sot më të vegjël,” ka thënë ai për gazetën “Panorama”. Ish-deputeti shton se ka testime në elektorat që e nxjerrin me interes pozitiv këtë ndarje, në ndryshim nga viti 2013. “Nga testimet rezulton se elektorati, ndryshe nga viti 2013, e quan jo humbje, por “shans” për fitore, prishjen e imponuar të koalicionit me LSI-së”, vijon Pëllumbi.
http://www.panorama.com.al/servet-pellumbi-lsi-do-te-prishe-koalicionin-...
Add new comment