Profesori bën shërbimin e fundit me një shantazh alla PS
Partia ka nevojë profesori përgjigjet. Servet Pëllumbi, djali i të cilit kandidon me PS-në ka dhënë një dorë në menaxhimin e problemit Ilir Meta. Në një prononcim për gazetën "Panorama", Pëllumbi ka paralajmëruar Metën me publikimin e " fakteve të padëshirueshme" nëse Meta vijon të deklarojë se ai ka qenë në përballje si askush me Berishën. Duket se presidenti i zgjedhur ka prishur ca nerva derisa ka shkundur edhe moralistin e PS-së që po u thotë shqiptarëve se për Metën ka dosje të cilat ai i njeh. Cila është vlera e këtij morali, e këtij racionalizimi sekretesh dhe shantazhi? Morali i partisë të cilës Pëllumbi i shërbeu e të cilën na e shesin për pasuri kombëtare. Një ngrehinë krimesh dhe kapanon korrupsioni që shumohet si viruset.
Add new comment