“Senatori” në krah të Edit, kundër zgjedhjeve për kryetar të PS
Servet Pëllumbi ka folur për gazetën “Shqip” rreth debateve të fundit që kanë përfshirë Partinë Socialiste për zhvillimin ose jot ë zgjedhjeve për kryetar në kongresin e pritshëm të Marsit. Ai lë të nënkuptohet se Blushi dhe emra të tjerë që mund të kandidojnë janë faktor dëmtues për partinë.
“Nuk besoj të ketë supriza pasi ato në rastin konkret veçse e dëmtojnë Partinë Socialiste dhe mendoj që në PS ka forca që mënjanojnë këta faktorë dëmtues. Unë e shikoj në shtratin e forcimit të mëtejshëm Partinë Socialiste”
Servet Pëllumbi thotë se më e rëndësishme se statuti dhe demokracia e brendshme e partisë janë prioritetet e qeverisjes.
"Unë i shikoj zgjedhjet në bazë të statutit, jo jashtë tij, por edhe të interesave të momentit për qeverisjen dhe për Partinë Socialiste. Zhurma për kandidime të tjera nuk më emocionion fare. Ka të tjera prioritete PS, sigurisht që demokracia e brendshme në parti ka rëndësinë e vet, por tashmë ka të tjera prioritete dhe çdo gjë duhet parë në përputhje me to dhe jo thjesht për të parë gërmën e demokracisë”-thekson Pëllumbi.
Add new comment