nishani
Dekretimi i Xhafajt, poeti Visar Zhiti i refuzuar nga Nishani: Presidenti, vegël e mbetur e Diktaturës
Dekretimi i Fatmir Xhafajt në detyrën e ministrit të Brendshëm, ka ekspozuar Presidentin e Republikës Bujar Nishani, ndaj sjelljes me dy standarde. Ndonëse Nishani ka sqaruar se nukka tagër të kthejë kandidaturën në fjalë, të cilën përndryshe do ta refuzonte, poeti Visar Zhiti, i refuzuar nga Presidenti aktual për dekretim në detyrën e ambasadorit të Shqipërisë në Vatikan, ka reaguar duke mos kursyer fyerjet.
Presidenti i Republikës dekreton emërimin e katër ministrave të rinj
Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka përmbushur sot detyrimet e veta kushtetuese duke dekretuar shkarkimin e katër ministrave dhe emërimin e katër të tjerëve, të gjithë propozime të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Dekretet kanë zyrtarizuar shkarkimin nga detyra të ministrave Tahiri, Çuçi, Beqja dhe Klosi dhe emërimin në detyrë të ministrave Fatmir Xhafa, Eduard Shalsi, Ogerta Manastirliu dhe Olta Xhaçka, respektivisht në dikasterin e Ministrisë së Brendshme, Çështjeve Vendore, Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
Nishani takohet me Ivanov, anjë fjalë për platformën shqiptare
Platforma shqiptare është ajo që po mban peng krizën politike në Maqedoni, për shkak të mospranimit të presidentit Ivanov për të mandatuar një qeveri të përbashkët LSDM-BDI dhe programit ku janë përfshirë edhe kërkesat e shqiptare. Megjithatë në një takim që pati në Baku të Azerbajxhanit me homologun Ivanov, presidenti Nishani nuk ka përmendur platformën shqiptare, por vetëm faktin që kriza politike të mos transferohet në krizë etnike.
Ministrat e rinj, presidenti do të bëjë verifikime për kandidaturat para dekretimit
“Tv Klan” informon sot se Presidenti i Republikës do të kalojë në proces verifikimi katër propozimet e reja për ministra”. Sipas këtij televizioni kreu i Shtetit ka një javë kohë për të dekretuar ministrat e rinj, propozimi i të cilëve duhet të bëhet zyrtar.
Videolajm/Presidenti Nishani viziton Preshevën dhe Bujanovcin
Presidenti i Shqipërisë është pritur me flamuj dhe veshje shqiptare nga shqiptarët e Luginës, ndërkohë që kryeministri serb, Vuçiç, ka shprehur zemërim pse nuk u luajt himni serb.
Vota në OKB, Nishani: Ministri i Jashtëm gënjen
Votimi i Shqipërisë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për rezolutën e hapjes së negociatave për traktatin e ndalimit të armëve bërthamore ka rihapur sërish serialin e përplasjeve mes Presidentit të Republikës, Bujar Nishani dhe ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushatii.
Ky i fundit deklaroi në Komisionin e Jashtëm se Presidenti i Republikës ka marrë sqarim në rrugë institucionale mbi qëndrimin e mbajtur nga vendi ynë në votimin e OKB-së më 23 dhjetor dhe konsultimet e zhvilluara me vendet partnere për këtë rezolutë.
Vallja anti-sorosiane dhe kronologjia e tensionit PS-LSI
Ngjarjet që dominuan politikën ditët e fundit janë padiskutim dy. Shpërthimi dhe shkarkimi i Ylli Manjanit dhe përplasja mes kryeprokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla dhe ambasadorit amerikan Donald Lu. A janë dy ngjarje të veçuara apo të lidhura me njëra tjetrën?
Urdhri "Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut për “RD-në”
Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka dekoruar sot gazetën “Rilindja Demokratike”, organ zyrtar i Partisë Demokratike me titullin: Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.
Nishani konfirmon solidaritetin me Erdogan: Na keni në krah!
Një një vizitë të programuar që përkoi me disa ngjarje me sfond terrorist në Turqi, presidenti shqiptar Bujar Nishani shprehu mbështetjen për pushtetin në Ankara, duke dënuar si sulmet terroristëve të ditëve të fundit, por edhe grushtin e shtetit të muajit korrik.
104 vjetori i ushtrisë, Presidenti njeh dështimet historike në përmbushjen e detyrave: Kemi patur rezistencë ushtarake, ndonëse jo të institucionalizuar
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka shpërndarë sot një urim me rastin e 4 dhgjetori, 104 vjetori i krijimit të Forcave të Armatosura. Një mesazh i përmbajtur dhe me nota realiste: