104 vjetori i ushtrisë, Presidenti njeh dështimet historike në përmbushjen e detyrave: Kemi patur rezistencë ushtarake, ndonëse jo të institucionalizuar
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka shpërndarë sot një urim me rastin e 4 dhgjetori, 104 vjetori i krijimit të Forcave të Armatosura. Një mesazh i përmbajtur dhe me nota realiste:
Edhe pse jo e institucionalizuar, qëndresa ushtarake e shqiptarëve nuk ka qenë kurrë zero. Me aq mundësi ushtarake sa kemi pasur, kemi siguruar mbijetesën dhe integritetin kombëtar. Shqipëria ka sot një Ushtri profesioniste, që forcohet dita-ditës, duke pasur synime të qarta për përsosjen dhe modernizimin e saj. Sot Forcat tona të Armatosura kanë historinë e vet. Kanë martirët dhe dëshmorët e vet
thotë presidenti që ka njohur kështu faktin historik se rezistenca e shqiptarëve, edhe gjatë shekullit të 20-të nuk është realizuar ndonjëherë përmes formcaioneve të rregullta ushtarake.
Presidenti ka bërë edhe disa komente mbi raportin e forcave dhe filozofinë e ushtrisë në krahasim me të shkuarën:
“Kishim ushtri “të madhe”, por nuk kishim Liri dhe eksportonim konflikt. Kemi ushtri “të vogël”, por kemi Liri dhe eksportojmë paqe. Garantojmë sigurinë e vendit. Forca dhe vitaliteti i Forcave të Armatosura qëndron tek demokracia dhe liria”, shprehet Presidenti.
Add new comment