Urdhri "Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut për “RD-në”
Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka dekoruar sot gazetën “Rilindja Demokratike”, organ zyrtar i Partisë Demokratike me titullin: Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.
“Në 26-vjetorin e themelimit dhe botimit të numrit të saj të parë si një zë i lirë dhe i pavarur mediatik pas afro pesë dekadash shtypjeje dhe censure të ashpër komuniste, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bujar Nishani dekoroi gazetën “Rilindja Demokratike” me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të vyer e të pazëvendësueshëm si gazeta e parë që vrau frikën e diktaturës dhe hapi rrugën për rivendosjen e shtypit të lirë në Shqipëri, duke përhapur e lartësuar vlerat e patjetërsueshme të lirisë dhe të demokracisë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Add new comment