dekorimi
Presidenti Ilir Meta, vizitë zyrtare në Maqedoni
Presidenti Ilir Meta do të jetë zyrtari i parë shqiptar që do të vizitojë Maqedoninë që nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura në këtë vend. Presidenca shqiptare njofton se vizita është planifikuar tashmë dhe se ajo do të zhvillohet. Vizita ka rëndësinë e vet politike mes dy vendeve që kanë disa probleme me njëri – tjetrin dhe në kushtet kur qeveria e Zoran Zaevit ka bërë disa premtime për të drejtat e shqiptarëve. Ndërkohë paraprakisht në disa mjedise shqiptare në Maqedoni po flitet për një dekorim të mundshëm të kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Sulejam Rexhepi, që kundërshtohet.
Urdhri "Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut për “RD-në”
Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka dekoruar sot gazetën “Rilindja Demokratike”, organ zyrtar i Partisë Demokratike me titullin: Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.
Data e Çlirimit, Nishani, ballistët, Kosova dhe ne
Mekja e jehonës së lajmit ndaj dekorimit të ballistëve prej presidentit po pret ngjarjet e radhës që do të ndodhin. Dhe, vendi ynë është kaq i plotë me to, saqë të krijon qenësinë në një karusel të pandalshëm, që kanë harruar ta stakojnë. Me shumë gjasë do plasë diçka e re, që do të lërë në hije ngjarjen e mëparshme, duke krijuar një debat të ri po shterpë.
Dekorata e Presidentit dhe një krim i pranuar nga vetë PPSH
Kastriot Dervishi, ish- drejtor arkive në Ministrinë e Brendshme, gazetar dhe autor i disa librave të pajisura me burime arkivore, poston një përmbledhje të shkurtër mbi ngjarjen e vitit 1943 në Lushnje. Dekorimi i 67 ballistëve nga Presidenti Nishani ka zgjuar disa reagime që mëtojnë të konservojnë drejtësinë e luftës, duke mohuar krimin dhe vënë në tryezë elementin e bashkëpunimit. Ngjarja ka ndodhur në vitin 1943, një vit pas Pezës ku Balli ishte firmëtar dhe pak ditë nga Mukja, ku të dyja palët erdhën në marrëveshje.
Dekorimi i 67 ballistëve, Presidenca: Reagimet bolshevike tregojnë se liria jonë mbetet e kërcënuar
Para disa ditësh presidenti i Republikës dekoroi 67 pjesëtarë të Ballit Kombëtar që u pushkatuan nga Mehmet Shehu në Lushnje në vitin 1943. Reagimet nuk munguan, madje me tone jo të ulëta. Sot, Presidenca ka shpërndarë një reagim që po e përcjellim më poshtë:
"Institucioni i Presidentit të Republikës hedh poshtë të gjitha sulmet dhe provokimit e adresuara nga nostaligjikët enveristë të diktaturës më të egër dhe të urryer të pasluftës së Dytë Botërore në Evropë, Diktaturës Hoxhiste.
Presidenti dekoron (në fshehtësi!) 67 ballistët e vrarë në Matjan të Lushnjes me titullin “Martirë të Demokracisë”
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka dekoruar 67 ballistët e vrarë në Matjan të Lushjnes më 21 tetor 1943, me titullin: “Martirë të Demokracisë”. Sipas “shqiptarja.com” ceremonia është zhvilluar në orën 11:00 të datës 21 tetor në Divjakë dhe është mbajtur e fshehtë.
Vetëm hetimet nuk kanë vlerë – ministrja e Mbrojtjes: Dekoratë pas statusit “Dëshmor i Atdheut” për pilotët
Mimi Kodheli, për ca kohë gëzonte një imazh të mirë mes ministrave të një qeverie që përflitet për çdo gjë dhe që gjithënjihet nga të gjithë si e paaftë. Fakti që drejton një ministri që për shkak të profilit qëndron larg debatit të ditës, i ka lejuar ministres që të fitojë pikë imazhi përmes heshtjes. Fati i keq e solli që një ngjarje të Grizë të Shkodrës të zbulojë shumëçka për zonjën Kodheli, ministre e Mbrojtjes.
Bie kërkesa e PD për rezolutë që dënon dekorimin e ish-bashkëpunëtorëve të regjimit
Konferenca e Kryetarëve të Kuvendit ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për miratimin e një rezolute nga parlamenti lidhur me dekorimin e bashkëpunëtorëve dhe hetuesve të regjimit nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes.Kërkesa është bërë në vazhdën e debatit që përfshiu vendin kur presekutori i profesor Sami Repishtit dhe At Zef Pllumit u dekorua nga Ministria e Mbrojtjes
Putin dekoron Andrei Lugovoi, i dyshuar si vrasës i Alexander Litvinenkos
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka dekoruar me medaljen “Për shërbime ndaj atdheut”, Andrei Lugovoi, një person që dyshohet nga britanikët se helmoi me polonium radioaktiv, kritikun e Kremlinit, Alexander Litvinenko. Motivacioni ishte se Lugovoi ka kontribuuar në zhvillimin parlamentar të Rusisë, pasi ai është aktualisht deputet me një parti të krahut të djathtë. Litvinenko u helmua dhjetë vjet më parë në Londër dhe autoritetet britanike vunë gishtin mbi Lugovoin dhe një tjetër rus, Dmitry Kovtun. Ata e mohuan përfshirjen në këtë ngjarje kurse Risa nga ana e vet ka refuzuar ekstradimin.
Reagimi i Vito Kapos për heqjen e dekoratave që u dhanë në fshehtësi
Vito Kapos, Medalja e Mirënjohjes i ishte dërguar me postë. Asokohe ajo falenderoi hapur ekzekutivin e në veçanti ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli për vlerësimin. “Më në fund dikush u kujtua edhe për ne. Padyshim ndihem shumë e gëzuar dhe gjej rastin nëpërmjet kësaj mundësie që më jepni ju që të falenderoj qeverinë dhe në veçanti ministren e Mbrojtjes”, – shprehej Vito Kapo, ish-ministre e Industrisë së Lehtë në kohën e Enver Hoxhës dhe të Ramiz Alisë.