Putin dekoron Andrei Lugovoi, i dyshuar si vrasës i Alexander Litvinenkos
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka dekoruar me medaljen “Për shërbime ndaj atdheut”, Andrei Lugovoi, një person që dyshohet nga britanikët se helmoi me polonium radioaktiv, kritikun e Kremlinit, Alexander Litvinenko. Motivacioni ishte se Lugovoi ka kontribuuar në zhvillimin parlamentar të Rusisë, pasi ai është aktualisht deputet me një parti të krahut të djathtë. Litvinenko u helmua dhjetë vjet më parë në Londër dhe autoritetet britanike vunë gishtin mbi Lugovoin dhe një tjetër rus, Dmitry Kovtun. Ata e mohuan përfshirjen në këtë ngjarje kurse Risa nga ana e vet ka refuzuar ekstradimin. Një medalje për arritje të mëdha i është dhënë edhe liderit çeçen Ramzan Kadyrov.
http://www.themoscowtimes.com/news/article/putin-honors-andrei-lugovoi-s...
Add new comment