Presidenti Ilir Meta, vizitë zyrtare në Maqedoni

Postuar në 15 Nëntor, 2017 12:06

Presidenti Ilir Meta do të jetë zyrtari i parë shqiptar që do të vizitojë Maqedoninë që nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura në këtë vend. Presidenca shqiptare njofton se vizita është planifikuar tashmë dhe se ajo do të zhvillohet. Vizita ka rëndësinë e vet politike mes dy vendeve që kanë disa probleme me njëri – tjetrin dhe në kushtet kur qeveria e Zoran Zaevit ka bërë disa premtime për të drejtat e shqiptarëve. Ndërkohë paraprakisht në disa mjedise shqiptare në Maqedoni po flitet për një dekorim të mundshëm të kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Sulejam Rexhepi, që kundërshtohet. Presidenca nuk pranoi të komentonte, as të pranonte dhe as të mohonte dekorimin, që duket se prek disa interesa.

https://afrimblog.wordpress.com/2017/11/14/leter-presidentit-te-republik...

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.