kundershtimi
Presidenti Ilir Meta, vizitë zyrtare në Maqedoni
Presidenti Ilir Meta do të jetë zyrtari i parë shqiptar që do të vizitojë Maqedoninë që nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura në këtë vend. Presidenca shqiptare njofton se vizita është planifikuar tashmë dhe se ajo do të zhvillohet. Vizita ka rëndësinë e vet politike mes dy vendeve që kanë disa probleme me njëri – tjetrin dhe në kushtet kur qeveria e Zoran Zaevit ka bërë disa premtime për të drejtat e shqiptarëve. Ndërkohë paraprakisht në disa mjedise shqiptare në Maqedoni po flitet për një dekorim të mundshëm të kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Sulejam Rexhepi, që kundërshtohet.
Krizë besimi, jo krizë argumentesh
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, njoftoi dje gjatë një takimi me gazetarët, se do të nisë një tur takimesh me biznesin e vogël për konsultime dhe për të përgatitur kundërshtimin e përfshirjes në regjimin e TVSH-së të kësaj kategorie.
“E para, do të rriten çmimet. Do të rriten çmimet anembanë vendit për konsumin e qytetarëve, do të rriten 5%, 10%, 15% apo 20% kjo do të variojë.
Kush ka realisht interes që regjimi i TVSh-së të mos ndryshojë?
Qeveria ka zyrtarizuar synimin që të përfshijë në regjimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar edhe ato që deri më sot quhen “biznese të vogla”. Të tilla janë ato që përjashtohen nga ky regjim nëse kanë një xhiro poshtë 5 mln lekë. Kryeministri e argumentoi kështu arsyen e këtij vendimi:
Organizimi festiv për Vitin e Ri në shkolla, reagon kreu mysliman i Bashkisë së Mikit në Greqi: “Ne jemi myslimanë. Iniciativa të tilla fyejnë besimin tonë”
Kreu mysliman i një bashkie në Greqi është ankuar zyrtarisht për përdorimin e imazheve të Santa Klausit në shkolla. Bëhet fjalë për organizimet që ka bërë bashkia e Mikit në Maqedoninë Lindore dhe në Thrakë, ku jeton një popullsi me shumicë muslimane. Kryetari i Bashkisë, Tzemil Kapza, shkruan në letrën e tij se “ne shprehim fort pakënaqësinë dhe kundërshtimin tonë ndaj inicitivave të tilla, sepse ato fyejnë besimin tonë”.