Moska
Shqipëria mbetet vetëm me ambasadorin në Moskë
Dy diplomatë të ambasadës shqiptare në Moskë, Albert Jereasi dhe Arben Doçi njëri zv/ambasador dhe tjetri këshilltar duhet të lënë kryeqytetin rus dhe të kthehen në Shqipëri. Vendimi i është bërë i ditur ambasadorit tonë atje Arben Mazioni, i cili u thirr në ministrinë e Jashtme ruse këtë të premte.
Çështja Skripal, Putin përgjigjet me të njëjtën monedhë
Konsulli britanik në Moskë, Lordi Bristoou u thirr mëngjesin e së shtunës në Ministrinë e Jashtme ruse për t’u informuar mbi reagimin e Rusisë ndaj masave të marra nga Londra pas helmimit të ish-agjentit rus Sergei Skripal, i cili është shtruar në spital në gjendje kritike pas sulmit me agjent neuroparalitik.Disa ditë pasi Tereza Mei komunikoi dëbimin e 23 diplomatëve rus nga Britania, Moska vendosi të mbyllë konsullatën britanike dhe të dëbojë një numër të barabartë të diplomatëve britanikë nga vendi, të cilët kanë afat një javë për të lënë Rusinë.
Videolajm/12 të vdekur nga stuhitë e erës në Moskë
Stuhi të pazakonta ere dhe shiu në kryeqytetin rus të krahasueshme vetëm me atë që ndodhi në vitin 1998 në Moskë. Pamjet flasin vetë për forcën e erës, ndërkohë që ka patur edhe 50 të lënduar.
Ironike/Vendi zien nga kriza, presidenti maqedonas nderohet me çmim për punën e veçantë për unitetin e kombeve ortodokse
Ndërkohë që në Maqedoni tensionet rriten dhe situata nuk po merr rrugëdalje, presidenti Ivanov ka bërë të ditur se ai është dekoruar nga Fondacioni Ndërkombëtare për Unitetin e Kombeve Kristiane Ortodokse, urdhër ky që mban emrin e patriarkut të fundit të Moskës, Aleksi II.
Një konsideratë nga Moska për nobelistin Obama
Veçanërisht nënçmuese ishin komentet e zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse si reagim ndaj vendimit të qeverisë amerikane për të dëbuar 35 diplomatët rusë nga Shtetet e Bashkuara.
Mision rus në Ankara për hetimin e atentatit, reagon Gylen
Moska do të dërgojë një mision të saj në Ankara për të hetuar atentatin ndaj ambasadorit të saj, Andrei Karlov. kjo mësohet së është rënë dakord në bisedën telefonike mes presidentit Erdogan dhe homologut të tij rus Vladimir Putin. ky i fundit nuk nguroi ta quajë atentatin një provokim ndaj marrëveshjes trilaterale, Rusi, Iran, Turqi për situatën në Alepo.
Ambasadori rus Karpushin: Qeveria shqiptare nuk u përgjigjet as ftesave,në Moskë janë të gatshëm ta presin kryeministrin shqiptar
Ambasadori rus në Tiranë, Alexander Romanovich Karpushin, gjatë një interviste për Shqiptarja.com ftoi kryeministrin Edi Rama për një vizitë në Moskë. Sipas ambasadorit nuk ka vullnet nga pala shqiptare për një dinamikë të re në marrëdhëniet mes dy vendeve. Si pengesë për zhvillimin e marrëdhënieve, ambasadori përmendi çështjen e sanksioneve dhe deklaratat e disa përfaqësuesve të udhëheqjes shqiptare për të ashtuquajturin “kërcënim rus”.
Luftë informative përpara samitit izraelito – palestinez të organizuar nga Moska. Abbas, agjent i KGB-së?
Mahmoud Abbas, kreu i Autoritetit Palestinez, ka qenë një spiun i shërbimit sekret sovjetik, KGB, i rekrutuar në vitet ’80 në Damask të Sirisë. Pretendimi vjen nga dy kërkues izraelitë, Isabella Ginor dhe Gideon Remez të Universitetit Hebraik në Jeruzalem, sipas të cilëve emri i Abbas, rezulton i asociuar me nofkën “Krotov” në dosjet e arkivit të Vasili Mitrokhin, ish-zyrtari i Arkivës së KGB-së që kaloi në perëndim në vitin 1992 bashkë me një sasi dokumentesh që ai pretendon se i ka kopjuar nga origjinali.
Sabit Brokaj “rrëzon” Katovicën e Servet Pëllumbit. Dokumente nga Moska erdhën që në vitet ’82-83, por ato i “vaksinonte” Sulo Gradeci
Sabit Brokaj, mjek i Enver Hoxhës dhe ish-ministër Mbrojtjeje, ka dhënë sot një intervistë për gazetën “Panorama”, ku flet për periudhën e fundit të regjimit komunist në Shqipëri. Brokaj del me një “tezë” që sipas tij i përgjigjet të dhënave zyratare që ai thotë se i ka lexuar përmes azhanseve që i shkonin Enver Hoxhës. Në cilësinë e dëshmitarit, mjeku i Hoxhës thotë se dështimi i socializmit si praktikë dhe komunizmit si teori ishte vlerësuar nga institute studimi në Moskë që në vitet ‘82-83.
Tiranë-Moskë: Letrat për “Harbutët” e Spasses
Letrat e Mitrush Kutelit për Sterio Spassen ndërsa po studionte në Moskë, në Tiranë kritikohet libri i tij, romani “Harbutët”