Një konsideratë nga Moska për nobelistin Obama
Veçanërisht nënçmuese ishin komentet e zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse si reagim ndaj vendimit të qeverisë amerikane për të dëbuar 35 diplomatët rusë nga Shtetet e Bashkuara.
Njerëzit të cilët drejtuan Shtëpinë e Bardhë për tetë vjet nuk janë qeveri, ata janë një grup të dështuarish në politikën e jashtme, keqdashës dhe dritëshkurtër... Sot Obama e pranoi zyrtarisht. Akoma më mbresëlënëse është se pas dështimit për të regjistruar një arritje në arenën ndërkombëtare, ky nobelist arrin të përfundojë mandatin e tij në një mënyrë delikate. Në këtë grup mund të ndjesh keqardhje vetëm për Xhon Kerry, nuk ishte aleati ynë, por u përpoq të ishte profesional dhe të ruante dinjitetin e tij si një njeri
thekson zëdhënësja Maria Sakharova në një reagim të saj.
Sakharov vazhdon më tej duke thënë se "Populli amerikan u poshtërua nga presidenti i tij. Jo nga terrorizmi ndërkombëtar apo nga trupat e armikut. Uashingtoni ka marrë një shuplakë nga i zoti i Shtëpisë së Bardhë, i cila ka lënë pas çështje urgjente për udhëheqjen e ardhshme. Perdja ra. Shfaqja e përfundoi. Të gjithë e panë goditjen dërrmuese që mori prestigji i Amerikës nga Barack Obama dhe grupi i politikës së jashtme. Dhe asnjë armik i SHBA nuk mund ta bëjë këtë më mirë".
Presidenti amerikan Barack Obama mori çmimi Nobel për Paqen më 9 tetor të 2099. Ai u vlerësua për përpjekjet e tij për të forcuar diplomacinë ndërkombëtare dhe luftën kundër armëve bërthamore. Duke u vlerësuar me këtë çmim Obama ka marrë një medalje, një diplomë dhe 1.4 milionë dollarë, ndërsa është presidenti i katërt i SHBA-së që merr këtë çmim.
Add new comment