Luftë informative përpara samitit izraelito – palestinez të organizuar nga Moska. Abbas, agjent i KGB-së?

Postuar në 10 Shtator, 2016 09:49

Mahmoud Abbas, kreu i Autoritetit Palestinez, ka qenë një spiun i shërbimit sekret sovjetik, KGB, i rekrutuar në vitet ’80 në Damask të Sirisë. Pretendimi vjen nga dy kërkues izraelitë, Isabella Ginor dhe Gideon Remez të Universitetit Hebraik në Jeruzalem, sipas të cilëve emri i Abbas, rezulton i asociuar me nofkën “Krotov” në dosjet e arkivit të Vasili Mitrokhin, ish-zyrtari i Arkivës së KGB-së që kaloi në perëndim në vitin 1992 bashkë me një sasi dokumentesh që ai pretendon se i ka kopjuar nga origjinali.

Mediat izrealiet i kanë bërë vend lajmit duke lidhur faktin se i dërguari aktual i Presidentit rus, Vladimir Putin në Lindjen e Mesme, Mikhail Bogdanov, ka qenë në të njëjtën kohë në Damask kur aty ka qenë edhe Abbas. Së fundmi, Bogdanov po përpiqet për një samit dypalësh mes kryeministrit izraelit Beniamin Netanyahu dhe Mahmoud Abbas, ndërkohë që lajmi për lidhjet e këtij të fundit me KGB-në është përhapur në mediat kryesore në botë. Një nga kërkuesit, Gideon Remez deklaroi në stacionin televiziv izraelit “Channel 1” se “ne menduam se ishte e rëndësishme publikimi i dokumentit në kontekstin e përpjekjes ruse për të organizuar një samit mes Abbas dhe Netanyahu, pikërisht për shkak të së shkuarës së përbashkët të Putin dhe Abbas në KGB”.
Çka do të thotë se akti në vetvete ka më shumë natyrë politike sesa historike i shërbyer qartë për synime që duan të neutralizojnë një përpjekje diplomatike të Moskës.

Kolgia e Remes, Isabella Ginor, i tha gazetës amerikane “New York Times” se “ne nuk e dimë se çfarë ndodhi më vonë dhe nëse Abu Mazen(emër tjetër i Abbas) vazhdoi të punonte për sovjetikët”, duke lënë të kuptohet se dokumenti është përcëllues por nuk vërteton diçka me saktësi. Pala palestineze e ka hedhur poshtë implikimin e bërë duke e lidhur atë vetëm me përpjekjen për samitin, i cili e vendos kryeministrin izraelit sidomos në një cep tjetër të tryezës diplomatike me administratën Obama që ndodhet në vështirësi në Lindjen e Mesme( http://www.nytimes.com/2016/09/08/world/middleeast/mahmoud-abbas-israel-...).
Në planin historik, të vërtetësisë së qenies së Abbas spiun i KGB-së, agjencia ruse shtetërore e lajmeve “Sputnik” ka bërë një replikë me pretendimet duke sugjeruar disa kundërargumente.

Sipas “Sputnik” Abbas ka përfunduar doktoraturën në Moskë në vitin 1982, e më pas shkoi në Tunizi. Hamendësimi që bëhet këtu është se përveç faktit se në arkivën e Mitrokhin, Abbas shfaqet nën rubrikën “përpjekje për rekrutim”, KGB-ja kishte mundësi rekrutimi që gjatë qëndrimit të tij në Moskë.

Më tej agjencia ruse merr në shqyrtim edhe dokumentet e Mitrokhin, në të cilat pseudonimi “Krotov” shfaqet dy herë: njëherë në faqen 40, shoqëruar me inicialet I.A, çka nënkupton se ai është një qytetar sovjetik, i kombësisë ruse, dhe së dyti në faqen 47, me numër rendor 244 ku ai cilësohet si agjent i KGB-së.
Ky dublim në përdorimin e pseudonimit të njëjtë vlerësohet si inkosistencë në vërtetësinë e arkivës Mitrokhin. Për ta mbështetur këtë tezë sillet në kujtesë ajo që vetë ky i funkst ka deklaruar:

“E shkrova me nxitim dhe për paspjë dosa shënime që i kamë bërë për të shoqëruar rrëfimin tim morën një ton emocional, duke krijuar shpesh një narrativë të pabalancuar”(https://sputnikneës.com/europe/20160909/1045143075/mahmoud-abbas-kgb-claim.html).

Ky është interpretimi, por shënimi “agjent” krahas emrit të Abbas, ose është një gabim, ose vështirë se hyn te paragrafi që citon Mitrokhin. Është pra një luftë informative që lidhet me diskreditimin pse jo të Abbas përpara një samiti që godet pozitat e ShBA-së në Lindjen e Mesme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.