lufta
"Kundërpërgjigjes së Perëndimit po i prin Europa"
Prej 24 shkurtit, ditë kur Rusia nisi në Ukrainë atë që e quan operacion special, Perëndimi i është kundërpërgjigjur duke furnizuar me armë Kievin dhe duke vendosur sanksione mbi ekonominë ruse.
SHBA-të nga njëra anë dhe Europa nga ana tjetër kanë unifikuar qëndrimin përballë Rusisë, lidhur me atë që e cilësojnë agresion ushtarak në Ukrainë.
Lavrov: Perëndimi na ka shpallur luftë hibride
Perëndimi "kërkon të rivendosë dhe konsolidojë përgjithmonë dominimin e tij në arenën ndërkombëtare, në mënyrë që të ndjekë më tej qëllimet e veta egoiste në kurriz të interesave kombëtare të anëtarëve të tjerë të bashkësisë ndërkombëtare”.
Perëndimi është tashmë në luftë me Rusinë
Mark Galeotti është një nga ekspertët më të njohur të Rusisë. Një kritik i strategjisë së Rusisë dhe të SHBA-së në Ukrainë, ai është autor i librit “Ne duhet të flasim për Putinin: Si po gabon Perëndimi” (2019).
Profesor Galeotti, i cili është edhe drejtor i kompanisë së konsulencës “Mayak Intelligence”, shpjegon për Kathimerini misteret, rreziqet dhe vështirësitë e luftës në Ukrainë, e cila gjithnjë e më shumë por duket si një kurth që përfshin shumicën e fuqive të mëdha.
Ushtarët ukrainas i ngrenë këngë dronit "Bayraktar" (VIDEO)
Mund t’i këndosh një heroi, por mund t’i këndosh edhe një arme. Një këngë kushtuar dronëve turq, Bayraktar, po këndohet nga rezistenca ukrainase. Larg të qenit një marsh ushtarak, kënga ka pak a shumë këto vargje:
“Delet na erdhën nga lindja për të themeluar një vend të madh. Bariu më i mirë i tufave të deleve është ... Bayraktar".
"Përbindëshi i Kremlinit bën propagandë, njerëzit gëlltitin fjalët e tij. Tani cari i tyre di një fjalë të re ... Bayraktar”
"Lufta ndryshoi paradigmën, por ky nuk është fundi i globalizmit"
Spekulimet për vdekjen e globalizimit janë shumë të ekzagjeruara, thotë Pascal Lamy, ish-këshilltar i ministrit të francez të Financave dhe shefit të Komisionit Evropian Zhak Delors dhe ish-kreu i Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT).
Lamy, i cili ka qenë për disa kohë edhe komisioner i tregtisë i Bashkimit Evropian, argumenton se goditjet nga pandemia dhe pushtimi rus i Ukrainës nuk sinjalizojnë një ndryshim paradigme, por thjesht kanë "rivlerësuar" rreziqet e ndërlidhjeve dhe kanë ngadalësuar multi-lokalizimin e sistemeve të prodhimit.
Tri pasojat pozitive të luftës në Ukrainë
Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, rendit tre pasojat pozitive që ka sjellë ndërhyrja ushtarake e Rusisë në Ukrainë. Në një intervistë për Die Welt, botuar të martën, ai u shpreh se operacioni special, siç e quan Rusia, ka sjellë si pasojë 'zgjimin' e BE-së, 'ringjalljen' e NATO-s dhe kohezionin e kombit ukrainas.
Demokracia në kohëra lufte
Lufta e Putinit, shtypja e disidencës dhe heroizmi ukrainas kanë një efekt të dobishëm në Perëndim. Një aleancë më e fortë atlantike, një Evropë më kohezive, vlera të mbrojtura dhe të larta të demokracisë dhe lirisë.
Komisarë nga Perëndimi/Harrohet "kasapi Putin", flitet për takim me Biden
Vendimi i Rusisë për të kufizuar veprimet në Kiev dhe Chernihiv është parë gjerësisht si një lëvizje që konfirmon se Kremlini ka rishikuar objektivat e vet në Ukrainë. Kjo për arsye se në Perëndim ka një bindje të përhapur se Rusia dhe ushtria e saj nuk mund të shkojnë përtej pikës së tanishme dhe se çdo operacion sulmi ka ngecur. Në një intervistë për “Kathimerini”, ish-kreu i ushtrisë amerikane në Europë, general lejtnanti, Ben Hodges thotë se ushtria ruse ka arritur tashmë kulmin e përparimit të vet të mundshëm në Ukrainë.
Gati për fazën II/Rusia lidh me rrugë tokësore Krimenë me Donbasin: 1 351 ushtarë të vrarë
Rusia ka njoftuar sot numrin e ushtarëve të vrarë në konfliktin në Ukrainë që zbret shumë më poshtë pretendimeve të NATO-s. Shefi i Drejtorisë Qendore të Operacioneve në Shtabin e Përgjithshëm të ushtrisë ruse, gjenerali Sergei Rudskoy ka deklaruar se në luftime janë vrarë 1351 ushtarë dhe janë lënduar 3825 të tjerë.
Sipas tij nga pala ukrainase janë vrarë 14 000 trupa dhe janë lënduar 16 000 të tjerë, duke ngritur kështu pretendimin e një shpërbërjeje.
Po SHBA-ve kush u vendos sanksione?
A është legale lufta e tanishme në Ukrainë?