lufta

Milley: Po dëshmojmë ndryshimin më themelor të karakterit të luftës në historinë e njeriut

Postuar në 11 Dhjetor, 2022 16:18

Në një intervistë të një muaji më parë, Mark Milley Kreu i Shefave të Shtabeve të Ushtrisë Amerikane, ka folur për CNBC-në, për atë që ai e quan ndryshimi më i madh në karakterin e luftës në mbarë historinë e njeriut. 

Lajme edhe për një plan evakuimi të Putin

Postuar në 10 Dhjetor, 2022 16:54

B92 raporton për një sinjal të përcjellë nga ish-ndihmësi i presidentit rus, Vladimir Putin, për një të ashtuquajtur plan evakuimi. Abbas Gallyamov citohet se ka shkruar në kanalin e tij në Telegram se gjatë muajve të pranverës, kreu i Kremlinit, mendoi një plan të quajtur ”Arka e Noes” dhe që supozohet se konsiston në zhvendosjen drejt një vendi tjetër në raste se situate bëhet e papërshtatshme për të.

Bashkëpunëtorët e Putin nuk e kanë përjashtuar mundësinë e humbjes së luftës, heqjen nga pushteti të tij dhe mandej evakuimin urgjent

Rusëve që ikin: Mos guxoni të ktheheni më! Vdisni mbi të vjellën tuaj!

Postuar në 26 Nëntor, 2022 12:25

Duket se punët në Rusi janë keq dhe madje shumë keq. Një ndër mbështetësit kryesorë të Kremlinit, Vladimir Solovyov, është shfaqur në televizionin shtetëror rus duke mallkuar gati ata që sipas tij largohen nga lufta.

Shpresoj të mos ketë luftë, por kjo nuk varet prej Serbisë

Postuar në 21 Nëntor, 2022 00:08

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka folur për mundësinë e një lufte me Kosovën gjatë një interviste për Tv Prva. Një ditë para takimit të Brukselit, Vuçiç ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti si personin që mban përgjegjësi për nxitje të qëllimshme të tensioneve. 

Besimi me Rusinë është thyer. Ka për të qenë një problem kryesisht europian

Postuar në 31 Tetor, 2022 16:01

Ish-ministri i Jashtëm gjerman, Joshka Fisher është shprehur në një intervistë për “Kathimerini” se marrëdhënia e Perëndimit, Europës me Rusinë është cenuar rëndë me krizën në Ukrainë. Ndonëse ka folur se ideja e negociatave po përvijohet tashmë, Fisher thotë se bota po hyn në një luftë të Ftohtë të dytë. 

Heronj mediatikë

Postuar në 26 Shtator, 2022 15:19

E njëjta teknikë propagandistike, i njëjti mekanizëm manipulativ. Revista “Time” vendos në kopertinën e vet gjeneralin ukrainas Valeriy Zaluzhny të cilit i bën një profil të dedikuar prej heroi. Përmes një interviste të parë, revista e vendos kreun e Shtabit ukrainas në listën e preferencës, teksa bën edhe paralajmërimin:

Blogerat rusë pro-luftës në Ukrainë, tashmë kritikët e vetëm të drejtimit ushtarak të saj në Rusi

Postuar në 21 Shtator, 2022 17:33

Humbja në Kharkiv ka bindur mesa duket presidentin rus, Vladimir Putin dhe enturazhin e tij se në Ukrainë nuk vlen më përdorimi i operacioneve kirurgjikale të miquajtura “Speciale”, por përdorimi i forcës masive. 300 mijë trupa që pritet të rekrutohen janë jo vetëm një lëvizje e detyruar që përbën ndryshim strategjie, por edhe paralajmërim se Kremlini është i gatshëm të përfshihet tërësisht në luftën që ka nisur nga e cila nuk tërhiqet dot pa marrë diçka.

Polonia dhe Rusia hyjnë në luftë deklarimesh

Postuar në 09 Shtator, 2022 22:53

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka akuzuar elitën politike polake për adoptimin e një retorike luftënxitëse deri në kufijtë e çmendurisë ndaj Rusisë. Paralel me të, senatori rus, Alexei Pushkov ka shkuar edhe më tej, duke i kujtuar polakëve “mësimet e historisë”. 

Komentet vijnë pas qëndrime përherë në përshkallëzim të Varshvaës dhe vendeve balltike që e kanë paranojën anti-ruse, jo vetëm refleks të historisë, por edhe mënyrë për parandalim. 

Vuçiç: Paqe deri në fund, veçse nëse do të ketë pogrom ndaj serbëve në Kosovë

Postuar në 13 Gusht, 2022 16:31

Presidenti serb, Alexander Vuçiç ka deklaruar në një intervistë për “Tv Prva” se ai do të paraqesë në Bruksel situatën e krijuar së fundmi me Kosovën. Sipas tij shqiptarët po sillen në mënyrë të papërgjegjshme sepse janë instruktuar kështu nga padronët e vet përëndimorë, në synimet e të cilëve është eliminimi i problemit të veriut të Kosovës dhe pra problem serb i shtetit në fjalë.

Nuk duam luftë me Rusinë

Postuar në 11 Gusht, 2022 12:32

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin ka deklaruar gjatë një konference për shtyp në Riga, ku u takua me homologun e tij letonez, Artis Pabriks se SHBA nuk po kërkon luftë me Rusinë.

Të jem i qartë: ne nuk kërkojmë konfrontim me Rusinë dhe nuk përbëjmë një kërcënim ndaj saj

tha ai.

Pages

Subscribe to RSS - lufta