Shpresoj të mos ketë luftë, por kjo nuk varet prej Serbisë
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka folur për mundësinë e një lufte me Kosovën gjatë një interviste për Tv Prva. Një ditë para takimit të Brukselit, Vuçiç ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti si personin që mban përgjegjësi për nxitje të qëllimshme të tensioneve.
Shqiptarët, pra Kurti, kanë treguar se nuk i duan serbët në Kosovë. Prishtina ka ndërmarrë veprime, ata kanë një plan, që është të legalizojnë ushtrinë, rimarrjen e 10% të vendeve në Parlament, dekriminalizim i veriut…Serbia do të qëndrojë krah njerëzve të vet. Shpresoj të mos ketë luftë, por kjo nuk varet prej nesh
ka thënë ndër të tjera presidenti serb. I cili edhe njëherë ka shprehur rezerva të mëdha ndaj Gjermanisë për roln e saj në rajonin tonë.
Add new comment