Nuk duam luftë me Rusinë

Postuar në 11 Gusht, 2022 12:32

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin ka deklaruar gjatë një konference për shtyp në Riga, ku u takua me homologun e tij letonez, Artis Pabriks se SHBA nuk po kërkon luftë me Rusinë.

Të jem i qartë: ne nuk kërkojmë konfrontim me Rusinë dhe nuk përbëjmë një kërcënim ndaj saj

tha ai.

Pretendimet ruse vijnë  ndërkohë që SHBA ka vendosur të shtojë ndihmë ushtarake ndaj Ukrainës me 1 miliardë dollarë pasi ka furnizuar me armë të teknologjisë së lartë vendin që është në luftë me Rusinë. Deklarimet Austin kanë rëndësi edhe për faktin se bëhen nga një vend si Letonnia, në mosmarrëveshje historike me Rusinë, në një vizitë të parë për një sekretar Mbrojtjeje të SHBA në 30 vjet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.