lufta

Ukraina, Rusia dhe precedenti finlandez

Postuar në 05 Shtator, 2023 19:20

 

“Manualet e NATO-s janë të vjetruara, ky është një konflikt krejtësisht i ri”

Postuar në 01 Shtator, 2023 17:34

Vadym Shepelenko është profesor i biokimisë në universitetin e Dnipros. 45 vjeç dhe shumë larg të qenit një nacionalist fanatik, ai është zëvendës komandant i Brigadës 128 të Këmbësorisë, e përqendruar në Vilika-Novasilka, një nga sektorët kyç për shpresat e Ukrainës për çlirimin e territoreve të pushtuara, që ndodhet midis rajonit jugor të Zaporizhizhia dhe atij lindor të Donbasit. Nëse do të ishte e mundur, do të ishte kthyer në laboratorë dhe te studentët e tij. Por luftës i është bashkuar që në fillim.

“Ejani provojeni vetë luftën ose qepeni gojën”

Postuar në 01 Shtator, 2023 09:20

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, iu kundërpërgjigj kritikave të zyrtarëve të Perëndimit për progresin e dobët të kundërofensivës së vendit të tij.

Në një takim të ministrave të Jashtëm në Spanjë, Kuleba tha se të flasësh për mungesë progresi në fushën e betejës "është si t’u pështysh në fytyrë ushtarëve ukrainas", ndaj ata që e thonë këtë "duhet ta qepin".

Bosnja u jep statusin e viktimave të luftës fëmijëve të lindur nga dhuna seksuale

Postuar në 31 Gusht, 2023 10:53

Tridhjetë vjet pas luftës që shkatërroi Ballkanin, ligji i ri i miratuar nga Parlamenti i Federatës së Bosnjë-Hercegovinës njeh për herë të parë fëmijët e lindur nga përdhunimi dhe gratë që kanë pësuar dhunë si viktima civile të luftës, duke u ofruar atyre mundësinë të zgjedhin midis një pension invaliditeti dhe një ndihme mujore.

“Jemi viktima të propagandës tonë”

Postuar në 28 Gusht, 2023 12:45

Koloneli austriak, Markus Reisner, thotë se ndryshe nga ajo që paraqitet në mediat perëndimore, trupat ukrainase janë ezauruar dhe taktika e ndjekur deri tani nga Kievi mund të jetë e gabuar.

"Në të dyja anët, ushtarët më të mirë janë vrarë ose plagosur", thotë Reisner, i cili më parë ka shërbyer si komandant i kontingjentit austriak në Mali dhe në Kosovë.

Kriza e vajit/ Mes luftës dhe ndryshimit të klimës

Postuar në 08 Gusht, 2023 19:38

Tregu botëror i vajit vegjetal është në një moment transformimi, për një sërë arsyesh, të cilat kanë çuar në uljen e disa prodhimeve, rritjes së të tjerave dhe luhatjeve të çmimeve që prekin kryesisht Evropën.

Lufta ka për të qenë e gjatë. Putin nuk donte pushtimin e Ukrainës, vetëm neutralitetin

Postuar në 01 Gusht, 2023 11:38

Lufta në Ukrainë ka për të zgjatur, qoftë edhe në formën e një konflikti të ftohtë. Kështu mendon politologu i njohur amerikan, John Mearsheimer, i cili në një intervistë për “The Grayzone” ka deklaruar se e vetmja mënyrë që Ukraina të hyjë në NATO, është të arrijë një fitore vendimtare ndaj Rusisë brenda kufijve të vet shtetërorë.

Britania do luftë mes Serbisë dhe Kosovës? Vuçiç: Nuk jam i sigurtë për asgjë

Postuar në 30 Korrik, 2023 13:38

Presidenti serb Aleksander Vuçiç ka pranuar indirekt tezën se autoritetet në Kosovë i mbështet në politikën e vet Britania e Madhe. Ose të paktën Britania e Madhe, oficerë të shërbimeve sekrete të saj që presupozohet se duan të inskenojnë një konflikt mes Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë për Tv Prva, cituar nga media të ndryshme në Serbi, Vuçiç ka deklaruar se shërbimet serbe po analizojnë lajmet e ndryshme që qarkullojnë në shtyp dhe televizion.

Shenjat e para të lodhjes nga lufta

Postuar në 13 Korrik, 2023 16:03

Në samitin e NATO-s në Vilnius, sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, i kujtoi Ukrainës të mbajë parasysh realitetin politik në disa vende, ku mbështetja për furnizimin me armë dhe mbështetjen financiare për të luftuar pushtimin rus nuk është gjithmonë universale. Wallace tha se Ukraina duhet të jetë më mirënjohëse ndaj aleatëve të saj, kur është fjala për furnizimin me armë. Në këtë pikë, Wallace gjeti rastin t’i kujtonte Kievit se Britania nuk është "Amazon" për furnizimet ushtarake.

“Rusia është e rrezikshme sepse është e dobët”

Postuar në 07 Qershor, 2023 14:17

Robert Keohane ishte një nga të parët që sfidoi teorinë e "stabilitetit hegjemonik", ku pushteti nuk është më monopoli i një vendi hegjemonik, por shpërndahet përmes ndërvarësisë së shteteve. Profesori emeritus në Universitetin Princeton, në një intervistë me “Kathimerini”-n shpjegon se si lufta në Ukrainë e ka minuar fuqinë e institucioneve ndërkombëtare. A është rënia e fuqisë ruse faktori që e bën Rusinë edhe më të rrezikshme?

Pages

Subscribe to RSS - lufta