Britania do luftë mes Serbisë dhe Kosovës? Vuçiç: Nuk jam i sigurtë për asgjë
Presidenti serb Aleksander Vuçiç ka pranuar indirekt tezën se autoritetet në Kosovë i mbështet në politikën e vet Britania e Madhe. Ose të paktën Britania e Madhe, oficerë të shërbimeve sekrete të saj që presupozohet se duan të inskenojnë një konflikt mes Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë për Tv Prva, cituar nga media të ndryshme në Serbi, Vuçiç ka deklaruar se shërbimet serbe po analizojnë lajmet e ndryshme që qarkullojnë në shtyp dhe televizion.
Nuk jam i sigurtë nëse çdo gjë është e saktë, nuk jam i sigurtë edhe nëse është e pasaktë çdo gjë. Shërbimet tona po i analizojnë këto informacione. Në dallim nga njerëz që reagojnë në mënyrë irracionale, unë kam nevojë për kohë. Nuk mendoj se në këtë moment Londra ka një arse të provokojë konflikt në Ballkan. Nuk ka dyshim se kjo është e lidhur si me shërbimet e jashtme ashtu edhe ato të brendshme në Britaninë e Madhe. Në ditët në vijim do të flas me Sir Stuart Peach, Marshallin e Forcave Ajrore, caktuar nga kryeministri si i Dërguar i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor
citohet Vuçiç.
Komentet në fjalë në të vërtetë lidhen me ato që Vuçiç ka thënë shpesh se “Kurtin e mbështesin fuqi në Perëndim”, por pa vënë një emër.
Add new comment