Gati për fazën II/Rusia lidh me rrugë tokësore Krimenë me Donbasin: 1 351 ushtarë të vrarë
Rusia ka njoftuar sot numrin e ushtarëve të vrarë në konfliktin në Ukrainë që zbret shumë më poshtë pretendimeve të NATO-s. Shefi i Drejtorisë Qendore të Operacioneve në Shtabin e Përgjithshëm të ushtrisë ruse, gjenerali Sergei Rudskoy ka deklaruar se në luftime janë vrarë 1351 ushtarë dhe janë lënduar 3825 të tjerë.
Sipas tij nga pala ukrainase janë vrarë 14 000 trupa dhe janë lënduar 16 000 të tjerë, duke ngritur kështu pretendimin e një shpërbërjeje.
Ukraina nuk ka më një forcë të organizuar ushtarake dhe humbjet janë kompensuar nga një mbrojtje territoriale që nuk është mjaftueshëm e përgatitur
citohet ai.
Po sipas palës ruse, forca ajrore ukraianse është thuajse e shkatërruar dhe marina de facto inekzistente.
Rudskoy ka paralajmëruar edhe për idenë e mbylljes së hapësirës ajrore ukrainase duke bërë të qartë se Rusia do të kundërpërgjigjet. Pretendimet e palës ruse konfirmohen deri diku nga Kievi që ka pranuar se Rusia ka arritur të krijojë një korridor tokësor që lidh Krimenë me Donbasin, çka për Kremlinin hap rrugën për fazën e dytë të opercionit ushtarak.
Add new comment